U arrestua turku me dokument fals në Sarandë

Policia Kufitare në bashkëpunim me Seksionin e Krimeve pranë Komisariatit të Policisë Sarandë kanë arrestuar në flagrancë dy shtetas turq. Në pranga kanë rënë shtetasit N.I., 31 vjeç dhe E.A., 40 vjeç, të dy banues në Bodrum të Turqisë, transmeton OraNews.

“Policia Kufitare në bashkëpunim me Seksionin e Krimit pranë Komisariatit Sarandë, pas hetimeve dhe verifikimeve të kryera, si dhe pas kontrollit të ushtruar në anijen e ankoruar në Portin e Sarandës me kapiten shtetasin E.A, ka rezultuar se është gjetur i fshehur brenda këtij mjeti lundrues shtetasi N.I, ku pas kontrollit personal këtij të fundit i janë gjetur dokumenta të cilat dyshohet të jenë të falsifikuara” njofton policia.

Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të shtetasit N.I për veprat penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave” dhe “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”, si dhe në ngarkim të shtetasit E.A për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button