Shakohoxha e dha mendimin e tij për ekipin e Kosovës dhe Shqipërisë

Një tjetër i ftuar special i kësaj puntate të “Shiko kush LUAN” nga Luana Vjollca ishte edhe Dritan Shakohoxha i cili me shumë sportivitet u bë pjesë e lojërave të programit.

Në pjesën e fundit “Ndaje ose haje” e zonja e shtëpisë Luana, u serviri edhe këtë herë torta të ftuarve.

Komentatori dhe gazetari i njohur sportiv, Shakohoxha, u pyet në lidhje me dy kombëtaret se cila ka më shumë mundësi të shkojë në Kampionatin Evropian, ajo e Kosovës apo Shqipërisë?

Ai tha se Kombëtarja e Kosovës ka 90% më shumë probabilitet por e rëndësishme është që shqiptarët do të shkojnë në Evropian, nuk ka rëndësi se cila prej të dyjave ne do të gëzohemi njësoj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button