Posta kroate tani me Qendrën më moderne që përfshin edhe kompaninë Amazon

Investimi më i madhë në historinë e Postës kroatë është Qendra bashkëkohore për klasifikim, në të cilën është investuar rreth 46 milion euro. Qendra është hapur javën e kaluar në Velika Gorica.

Në sipërfaqen e kompleksit me rreth 35 mijë metra katror, pjesa e klasifikimit përfshin 11 mijë metra katror, ku shpejtësia e punës është deri në atë shkallë sa për një orë mund të klasifikohen 15 mijë mostra.

Ky investim pritet të përcillet me hapjen e vendeve të reja pune në Velika Gorica, derisa për fillim do të punojnë 1400, pastaj 1800 punëtorë.

Vendi është strategjik, afër aeroportin “Franjo Tugjman” dhe autostradës, ndërsa ndërtimi filloi në vitin 2017.

Kjo Qendër është arsyeja pse Amazoni filloi bashkëpunimin me Postën, duke e vizituar një ekip i tyre këtë verë Qendrën.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button