Janë realizuar vetëm 30 përqind e masave për zvogëlim të ndotjes së ajrit në RMV

Hulumtimi i organizatës joqeveritare “Eko-svest” ka treguar që janë realizuar vetëm 30 përqind të masave të parapara për zvogëlimin e ndotjes së ajrit. Kjo analizë është prezantuar në punëtorinë e së premtes në sektorin joqeveritar të vendeve të Ballkanit Perëndimor, njofton Portalb.mk.

Ana Çolloviq Leshoska nga “Eko-svest”, thotë që analiza e masave të parapara me planin e Qeverisë, Qytetit të Shkupit dhe komunat është realizuar sipas masave të parapara për të gjitha institucionet, sipas të dhënave dhe hulumtimeve të tyre të publikuara deri tani, por që në atë nuk i përmbajnë të dhënat e plota për masat të cilat janë në rrjedhë e sipër.

Ajo ka thënë që sa për masat për t’u përballur me ndotjen e ajrit, që kryesisht vjen nga industria, ekonomitë shtëpiake dhe objektet administrative të cilat përdorin lëndë djegëse fosilike, duhet të mendohet edhe për reduktimin e përdorimit të energjisë, si dhe decentralizim të prodhimtarisë së energjisë.

“Qytetarët gjithashtu të mund të prodhojnë rrymë dhe të lidhen në sistemin distributiv me atë që do të instalojnë panele diellore mbi kulme. Mund të lidhen disa qytete apo fshatra të vogla dhe atë ta bëjnë vet, ndërsa Qeveria t’u ndihmojë në rrjetin distributiv. Nuk duhet harruar që duhet të respektohet edhe direktiva për ujëra, me të cilën do të veprohet në mënyrë të mençur dhe do të ketë zona të cilat do të jenë të kufizuara dhe në ato nuk do të ndërtohet dhe të braktiset praktika sipas së cilës hidrocentrale ndërtohen në çdo rrjedhë dhe lum”, tha Çolloviq-Leshoska.

Ajo ka thënë që problemet rreth ndotjes së ajrit, me të cilat ballafaqohen vendet e Ballkanit Perëndimor, janë të përbashkëta dhe që duhet edhe zgjidhjet të jenë të përbashkëta.

Zëvendës-ministri për mjedis jetësor dhe planifikim hapësinor, Jani Makraduli ka thënë që me planin e Qeverisë në 45 objekte shtetërore për fëmijë është zëvendësuar mënyra e ngrohjes dhe se është duke u bërë zëvendësimi në të gjitha objektet shtetërore të cilat janë paraqitur në thirrje. Ai ka thënë që në minierën e termocentralin Osllomej është duke u bërë zëvendësimi i paneleve solare dhe që është duke u punuar në instalim të filtrave në REK “Manastir”. Sipas Makradulit, një pjesë e masave të parapara për këtë vit nuk kanë  mund t’i realizojnë për shkak të zgjedhjeve presidenciale.

Për pyetjen pse deri më tani në kompanitë shtetërore të sistemit elektrodistributiv nuk i kanë inkorporuar impiantet përkatëse për zvogëlim të ndotjes, afati i të cilave është vazhduar nga pushteti paraprak deri në prill të këtij viti: “Kur erdha në Ministrinë për mjedis jetësor, isha i mahnitur se ka pasur një rregull për kompanitë private, ndërsa tjetër për kompanitë shtetërore”.

“Sa i përket lidhjes së qytetarëve në sistemin e prodhimit të energjisë elektrike me burime të rigjenerueshme, kryesore është të ndërtohet trafostacion, që nuk është aq e thjeshtë, derisa me Osllomej kjo realizohet më lehtë, për shkak se aty veç më ka infrastrukturë ekzistuese”, tha Makraduli.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button