Hakerat iranianë vunë në shënjestër një fushatë presidenciale amerikane

Një grup hakerash, që duket se është i lidhur me qeverinë iraniane, ka realizuar një operacion kundër fushatës presidenciale amerikane, njoftoi të premten kompania Microsoft Corp, njofton Zëri i Amerikës.

“Microsoft” ka vërejtur aktivitet kibernetik “domethënës” nga grupi, që kishte vënë gjithashtu në shënjestër zyrtarë aktualë e të mëparshëm të qeverisë amerikane, gazetarë që mbulojnë politikën botërore dhe iranianë të shquar që jetojnë jashtë vendit, thuhej në një postim të kompanisë.

Në një periudhë 30-ditore mes muajve gusht e shtatorit, grupi, të cilin kompania e quan “Fosfori”, ka kryer më shumë se 2,700 përpjekje për të identifikuar llogaritë e email-eve të përdoruesve specifikë dhe më pas ka sulmuar 241 prej këtyre llogarive.

Hakerimi me qëllimin për të ndërhyrë në zgjedhje është bërë një shqetësim për qeveritë, veçanërisht që kur agjencitë amerikane të zbulimit arritën në përfundimin se Rusia zhvilloi një operacion për të prishur procesin demokratik në SHBA në vitin 2016 si dhe për të ndihmuar kandidatin e atëhershëm republikan Donald Trump të fitojë zgjedhjet.

Microsoft-i e ka ndjekur “Fosforin” që nga 2013 dhe tha në mars kishte siguruar një urdhër gjykate për të marrë nën kontroll 99 faqe interneti, që grupi kishte përdorur për të kryer sulmet.

Sipas Microsoft-it, “Fosfori” njihet gjithashtu edhe me emrat “APT 35”, “Kitten Charming” dhe “Ajax Security Team”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button