BE reagoi me mosbesim ndaj propozimit të ri të Britanisë për Brexit

Bashkimi Evropian ka reaguar me mosbesim ndaj propozimeve të reja nga Britania për një marrëveshje për të dalë nga blloku. Kryeministri britanik, Boris Johnson i parashtroi të martën planet që kanë si synim të zhbllokojnë gjendjen lidhur me të ardhmen e kufirit mes Irlandës së Veriut dhe Republikës së Irlandës, i cili pas Brexit-it kthehet në një kufi të jashtëm. Britania pritet të dalë nga BE-ja në fund të muajit, siç njofton nga Londra Henry Ridgwell, shkruan Zëri i Amerikës.

Para përkrahësve të partisë së tij, kryeministri Johnson përsëriti të martën premtimin e tij për Brexitin.

Propozimet e reja të zotit Johnson për BE-në do të eliminonin një klauzolë nga marrëveshja e tërheqjes që do ta kishte mbajtur Britaninë të lidhur ngushtë me rregullat e BE-së për të parandaluar një kufi ndërkombëtar në Irlandën Veriore, deri kur të bihet dakord për një alternativë.

Ajo që po propozon Britania është që Irlanda e Veriut të qëndrojë në tregun evropian për mallrat, por të dalë nga sistemi i përbashkët doganor. Kjo do të kërkonte disa pika kufitare kontrolli pranë kufirit.

Reagimet fillestare lënë të kuptohet se planet nuk i plotësojnë kërkesat e BE-së dhe irlandeze.

“Nuk mendojmë se kjo i mbron nevojat e Irlandës”, tha Guy Verhofstadt, i Grupit të Punës për Brexitin në Parlamentin Evropian.

“Ende ka shumë punë për të bërë”, tha Michel Barnier, Kryenegociator i BE-së për Brexitin.

Ka edhe pengesa të brendshme. Edhe nëse Boris Johnson dhe BE-ja, arrijnë një marrëveshje, ajo duhet të ratifikohet në parlament

“Bashkimi Evropian është tani i shqetësuar se Boris Johnson ka krijuar një Dhomë Komunesh aq të përçarë saqë çfarëdo marrëveshjeje të sjellëBoris Johnson, nuk do të miratohet nga këta deputetë laburistë”, thotë Alan Wager,Programit “Britania në një Evropë në Ndryshim”.

Marrëveshja për Tërheqje e paraardhëses së zotit Johnson, Theresa May u hodh poshtë tri herë dhe qeverisë ka shumë gjasa t’i duhen votat e opozitës laburiste.

“Është më keq se marrëveshja e Theresa Mayt. Nuk duket se do të marrë mbështetjen që mendon kryeministri”, tha udhëheqësi i kësaj partie, Jeremy Corbyn.

Legjislacioni i ri parashikon që kryeministri t’i kërkojë Brukselit për një shtyrje të afatit të Brexitit, nëse nuk arrihet një marrëveshje.

“Prandaj alternativat për Boris Johnsonin janë në thelb të japë dorëheqjen si kryeministër ose ta kërkkojë shtyrjen por duke e bërë të qartë se është i detyruar. Dhe ai nuk do të jetë në atë pozitë, ndoshta inskenon një dalje të indinjuar nga këshilli në mes të diskutimeve. Ai do t’ua bëjë të qartë votuesve të Brexitit se po e shkel premtimin, por jashtë dëshirës së tij”.

Me gjasat që do të ketë zgjedhje, manovrat politike nuk janë vetëm për Evropën por edhe për vetë elektoratin britanik.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button