Kurti vizitoi Prekazin: I jemi përjetë mirënjohës familjes Jashari (VIDEO)

Albin Kurti, kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, ka vizituar  kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz, njofton Klan Kosova.

Kurti nga atje tha se evokimi i asaj kohe bëhet emocionalisht i pa përballueshëm.

“Pas Prizrenit dhe Prishtinës erdhëm në Prekaz në vendin e epopesë së UÇK-së në të cilën komandanti Adem Jashari bashkë me familjen e tij të gjerë rezistoi dhe qëndroi nën rrethim të hekurt dhe ra hero”.

“Vizituam vendin ku ka ndodhur dy luftimi 3 ditor dhe kompleksin memorial bashkë me muzeun pranë. Evokimi i asaj kohe bëhet emocionalisht i pa përballueshëm. Ne përjetë i jemi mirënjohës familjes Jashari duke ndjerë borxh dhe obligim që nuk do të mundemi ta shlyejmë asnjëherë. Lavdi kryekomandantit Adem Jashari dhe jasharjve”, ka thënë Kurti.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button