Pompeo në RMV: Lufta kundër korrupsionit, e rëndësishme si për integrimet ashtu edhe për qytetarët(VIDEO)

Sekretari amerikan i Shtetit, Majk Pompeo ka qëndruar sot në Republikën e Maqedonisë së Veriut, për çfarë, në Ohër ka realizuar takim me presidentin e Stevo Pendarovski dhe me kryeministrin Zoran Zaev, transmeton Portalb.mk.

Pompeo u prit nga ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov dhe ambasadorja e ShBA-së në RMV, Kejt Meri Bërns.

“Sot, ne jemi duke formuar ardhmërinë sonë si partnerë strategjik të NATO-s”, tha Dimitrov. 

Pompeu në pritje nga Dimitrovi dhe ambasadorja e ShBA-ve në RMV, Kejt Meri Bërns
Pompeu në pritje nga Dimitrovi dhe ambasadorja e ShBA-ve në RMV, Kejt Meri Bërns

Takimin e parë që e realizoi, ishte me Pendarovskin.

“Vizita e sekretarit amerikan të shtetit, Majk Pompeo e tregon përkrahjen e SHBA-së për Maqedoninë e Veriut, në një periudhë të rëndësishme dhe është vërtetim i miqësisë dhe partneritetit tonë”, tha Pendarovski.

Pendarovski – Pompeo
Pendarovski - Pompeo
Pendarovski – Pompeo

Pompeo ka realizuar takim sy më sy, ku të pranishëm ishin edhe zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska si dhe ministri Dimitrov, të udhëhequr nga kryeministri Zoran Zaev.

Takimi sy më sy

Pas takimit me Pendarovskin, Pompeo u takua me kryeministrin Zaev duke i premtuar se në vjeshtë Senati në SHBA do të ratifikojë Protokollin për anëtarësimin e RMV-së në NATO.

Sekretari amerikan i Shtetit, Majk Pompeo
Sekretari amerikan i Shtetit, Majk Pompeo

“Pres që së shpejti SHBA-ja ta ratifikojë protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO. Marrëveshja e juaj me Greqinë dhe Bullgarinë tregon se keni punuar në drejtim të përmirësimit të marrëdhënieve me fqinjët”, deklaroi Pompeo.

Ai deklaroi se lufta kundër korrupsionit është tepër e rëndësishme për vendin.

“Si udhëheqëse e demokracisë në botë, SHBA i mbështet shtetet që janë duke luftuar për sundimin e ligjit, ndërsa lufta kundër korrupsionit është thelbësore si për anëtarësimin në NATO dhe BE, ashtu edhe për qytetarët tuaj”, tha Sekretari i Shtetit i SHBA.

Kryeministri i RMV-së, Zoran Zaev
Kryeministri i RMV-së, Zoran Zaev

Zaev pas takimit deklaroi se SHBA vazhdon të ngelet partneri i fuqishëm strategjik.

“Pompeon e informova se jemi të gatshëm të marrim pjesë në iniciativat ndaj dezinfomimeve. Presim që së shpejti ta ratifikojnë protokollin për anëtarësimin e vendit tonë në NATO. Ndërkohë jemi të gatshëm që t’i përmbushim të gjitha rekomandimet dhe detyrat e anëtarësimit në NATO. Gjatë takimit me Pompeon, e informova për lirimin e shtetit nga robëria. Ndërtojmë një shoqëri për të gjithë. Mozaik nga dallimet, ndërsa fokusin e kemi vendosur në ekonomi”, deklaroi Zaev.

Gjatë pasdites, Pompe i shoqëruar nga ndihmës sekretari shtetëror, Filip Riker dhe ambasadorja Bërns e kanë vizituar kishën “Shën Bogorodica”.

Para ardhjes në RMV, Pompeo ka vizituar edhe Malin e Zi ku konfirmoi se, Uashingtoni edhe më tutje do të mbështesë Malin e Zi në rrugën e integrimit evropian.

“Në shikojmë në ju dhe qeverinë tuaj si udhëheqës në përpjekjet rajonale në luftën kundër korrupsionit, sundimin e ligjit dhe lirinë e mediave”, tha Pompeo në konferencën me gazetarë pas takimit më zyrtarët e Malit të Zi.

Nga RMV-ja, Pompeo do të shkojë në Greqi.

LEXO EDHE: Pompeo ka konfirmuar mbështetjen e SHBA-së për Malin e Zi

Vizita e Pompeos u vlerësua si moment i kthimit të ShBA-së në Ballkan

Nga ana tjetër edhe ambasadorja e SHBA-ve në Maqedoni, Kejt Meri Bërns paraprakisht ka deklaruar se, Majk Pompeo gjatë vizitës do të bisedojnë për anëtarësimin e plotfuqishëm të RMV-së në NATO, e cila është në fazë të ratifikimit të Protokolleve nga shtetet anëtare.

Presidenti Stevo Pendarovski vizitën e Pompeos e pati vlerësuar si, kthim të SHBA-së në rajon përmes dyerve të mëdha.

Përndryshe, Majk Pompeo është sekretari i dytë amerikan i Shtetit që e viziton vendin tonë, pas Kolin Pauell në vitin 2001, kur realizoi takim me presidentin e atëhershëm Boris Trajkovski. Vitin e kaluar në vendin tonë qëndroi sekretari i atëhershëm i Mbrojtjes, Xhejms Matis. Përfaqësuesi më i lartë amerikan i cili e vizitoi vendin është presidenti Bill Klinton në vitin 1999, kur nikoqir i tij ishte presidenti Kiro Gligorov. Pompeo krahas RMV-së, do ta vizitojë edhe Malin e Zi  edhe Greqinë, edhe një shtet që ka pozitë të rëndësishme gjeopolitike në krahun jugor të NATO-s.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button