Veçernji (dez) informon, ndërsa lexuesit e korrigjojnë për jetën në Maqedoni

Një faqen e mediumit kroat Vecernji List dy ditë më parë, u shfaq një reportazh për Maqedoninë ku mund të gjenden informacione të dyshimtë dhe të pabazuar të cilat çojë drejt keqinformimit të lexuesve, transmeton Meta.mk.

Edhe pse  tërë reportazhi  është bërë që të duket i ekuilibruar, bindëse dhe i gjallë, duke transmetuar episodet dhe biseda episodike me njerëz të zgjedhur rastësisht (p.sh. shofer taksie, pastaj një bashkëbisedues nga Manastiri i cili pohon se ka shpërngulje masiv dhe se pagat e kamerierëve dhe mjekëve janë të njëjta) e nganjëherë paga e kamerierëve është më e madhe, dhe një koleg Riçi i cili ka investuar në pasuri të paluajtshme, etj.), përshtypja është se janë theksuar tepër elementët që flasin për varfëri, mosdije, mosfunksionim të sistemit, diskriminim (debati mes një shofer të taksisë dhe disa romëve në stacionin e autobusëve në Strugë). Krejtësisht në fund , autori është përpjekur ta ndriçojë pak storjen dhe e ka theksuar shoqërimin e njerëzve që ende ekziston dhe se qenka një prej boshteve të mbijetesës në periudha të vështira.

Në mesin e informacioneve të dyshimta që autori ia ofron lexuesit, “ka dy që dallohen veçanërisht – që taksistët në Maqedoni s’e kanë idenë për GPS dhe se në shtet ka shumë automjete të prodhuesit të dikurshëm “Crvena Zastava”,të tipit “fiço” ose “jugo”.

“Për taksistët e Maqedonisë GPS është ende një abstraksion i plotë sot, për dallim të filxhanit me kafe ose hi i cigares së fikur afër kutisë së ingranazheve. E më pas, xhunglat e bulevardeve, rrugëve dhe rrugicave të Shkupit ku si në ndonjë cirk ndërrohen kryesisht makina të vjetra të dëmtuara të tipit jugo, fiço dhe modele të reja të Mercedesit, BMW monovëllim me ngjyrë ari (!), Disa nga ekzemplarët më të hershëm në fillim të motorizimit në atë Jugosllavinë e vjetër dhe… autobusët e Londrës ”- shkruan “Veçernji List”.

E gjithë kjo është e përforcuar edhe me titullin e zgjedhur për reportazhin – “Vozitin krama (fjalë gjermane që përdoret në kroatisht për vjetërsira) të vjetra edhe nga 35 vjet, ndërsa taksistët nuk e kanë zbuluar ende GSP-in”.

Për “vjetërsirat” ofrohen dy fotografi autoriale – një njëqindenjish i kuq“që del nga spitali kryesor i Ohrit dhe dy  makina të parkuara të zastavës  në ndonjë rrugë lokale, edhe kjo mbase në Ohër, sepse targat e makinave janë të Ohrit

Në vend të një informacioni të dyshimtë që çojnë në dezinformata, gazeta ka mund të përdorë statistika ligjore nga Enti statistikor shtetëror për vjetërsinë e automjeteve dhe se faktin që mbizotërojnë kryesisht “krama” ka mund ta mbështes, nëse jo me ndonjë gjë tjetër, atëherë me më shumë foto. Për shkak se përshtypja e banorëve në Shkupit, për shembull, nuk është e tillë. Gjithashtu “në vend që të përgjithësojë për taksistët në Maqedoni, ka mund të ishte i balancuar, të paktën të thoshte se mes tre mijë taksistëve vetëm në Shkup, ka nga të gjitha llojet edhe me automjete të vjetra edhe të reja, edhe me GSP-të, edhe me tableta-kompjuterë, taksimetra dhe pajisje që lëshojnë fatura fiskale me dhe pa licenca … Lexuesit që jetojnë në Shkup dhe qytetet e tjera të mëdha të vendit e dinë mirë këtë.

Meqenëse i gjithë teksti është reportazh dhe përcjell përshtypje, përshtypja pas leximit të kujdesshëm të tekstit është se megjithëse është shkruar (ose redaktuar), me tendencë për të lënë një pamje të caktuar (të gabuar) për vendin tonë dhe jetën në të. Në këtë konkluzion referon edhe një pjesë nga dhjetëra komentet e lexuesve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button