Mickoski është për 120 njësi zgjedhore, pret koncesione nga pushteti rreth ligjit për PSP-në

Hristijan Mickoski, lideri i partisë opozitare VMRO-DPMNE, sot deklaroi që nëse LSDM-ja dëshiron kompromis prokurorinë publike, atëherë përfaqësuesit e partisë në pushtet, siç tha ai, duhet të bëjnë koncesione.

Në pyetjen e një gazetari rreth asaj, nëse kishte mundësi që ligji për PP të mos miratohet fare Mickoski theksoi se nuk beson që te LSDM-ja ekziston vullnet i sinqertë për të arritur marrëveshje.

“Nuk besoj se ekziston vullnet i sinqertë nga LSDM-ja për të arritur marrëveshje, posaçërisht jo tani, disa muaj para zgjedhjeve parlamentare, për shkak se kështu ata, para simpatizantëve të tyre kanë një retorike. Thonë ja ku i transferuam çështjet prej atje dhe do të shohin këta të VMRO-së, prokurorët dhe gjykatësit janë tanët, do t’i shtrëngojmë dhe do t’i dërgojmë atje ku e kanë vendin”, theksoi lideri i VMRO-DPMNE-së.

Ai theksoi se LSDM-ja i vendos interesat partiake mbi ato shtetërore

“Publiku në Maqedoni, deri sot, nuk e ka parë letrën e Katica Janevës. Kushdo që merret me këtë temë, s’e pa noterin i cili e verifikoi nënshkrimin e Janevës, nuk a pa as gjykatësin i cili e aprovoi tekstin e asaj letre. Sot kemi prokuror publik i cili u jep pëlqime për përfaqësim personave të cilët s’kanë lidhur marrëdhënie pune me Prokurorinë. Persona të cilët nuk kanë vendosur marrëdhënie pune sot kryejnë  përndjekje klasike politike ndaj atyre të cilët nuk kanë qëndrime të njëjta politike. Ata e mbajnë peng VMRO-DPMNE-në, e kanë ngrirë pronën e partisë”, tha Mickoski.

Në pyetjen vallë do të propozojë ndryshime në kodin zgjedhor lidhur me njësitë zgjedhore Mickoski theksoi se propozon 120 njësi zgjedhore, duke theksuar që kandidati i cili fiton më së shumti vota në raundin e parë të jetë përfaqësuesi i qytetarëve në Parlament.

Lidhur me çështjen nëse propozimi i kryeministrit Zoran Zaev është i pranueshëm për të, Mickoski tha se për të është e pranueshme çdo zgjidhje që do të ritë kapacitetin demokratik.

“Çdo zgjidhje që do të rritë kapacitetin dhe cilësinë demokratike është e pranueshme, por edhe zgjidhje që do të mundësojë zëri i qytetarëve, të cilët i zgjedhin përfaqësuesit e tyre të jetë më i fuqishëm dhe më i zëshëm dhe të zëri që duhet t’i përfaqësojë interesat e qytetarëve të cilët i zgjedhin ata përfaqësues”, tha Mickoski.

Ai theksoi se ende nuk janë mbajtur kurrfarë takimesh, për kodin zgjedhor, në nivel të komisioneve ndërpartiake dhe sërish bëri thirrje për zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button