Rita Ora sërish si aktore, bisedime për rol në rivënien e ‘Oliver Twist’

Këngëtarja me origjinë shqiptare Rita Ora është në bisedime për të luajtur rolin e ‘Artful Dodger’ në vendosjen më të re filmike të librit të njohur të Charles Dickens, Oliver Twist, transmeton Opinion.al.

Ky rol pritet t’a ndihmojë këngëtaren e njohur të ndërtojë një karrierë më solide në fushën e aktrimit. Krahas saj mendohet se këtë film do të jenë këngëtarja Adele në rolin e Nancy dhe Ice Cube si Fagin.

Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë e Orës në një set xhirimesh. Ajo ka luajtur rolin e Mias, motrës së Cristian Greyt në sagën e filmave “50 Shades of Grey”, duke spikatur si aktore.

“Filmi do të jetë ndryshe nga origjinali, por roli i saj do të jetë i bazuar në personazhin e Artful Dogder. Bisedimet kanë nisur dhe ajo është e paduruar që diçka e tillë të ndodhë , gjithashtu edhe kasti është i mahnitur deri më tani nga Ora,”-shkruan DailyMail.

Pritet në ditët në vijim të konfirmohet zyrtarisht nëse Ora do të jetë ose jo pjesë e këtij prodhimi kinematografik.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button