Që të ketë efekt Strategjia e RMV-së për ndërkulturalizëm, duhet të zbatohet me sukses

“Nëse zbatohet me sukses, Strategjia do të ndihmojë në përforcimin e kohezionit social, duke i bërë të gjithë qytetarët të ndjehen të mirëpritur, pavarësisht prejardhjes së tyre etnike”, deklaroi komisionari i Lartë i OSBE-së për Pakicat Kombëtare, Lamberto Zanier në konferencën “Drejt konceptit të një shoqërie dhe ndërkulturizmit”, që u mbajt sot në Shkup, njofton Portalb.mk.

Në konferencën ku të pranishëm ishin edhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, shefi i Misionit të OSBE-së në Shkup, Clemens Koja dhe shefi i Delegacionit të Bashkimit Evropian, Samuel Zhbogar, vëmendje më e madhe iu kushtua Strategjisë Nacionale për ndërkulturalizëm të përpiluar nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut (RMV).

“Me burime adekuate, vullnet politik dhe bashkëpunim ndërinstitucional, Strategjia ka potencialin për të lidhur të gjithë elementët kryesorë të krijimit të politikës integrues në bazë të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit”, tha më tej Zanier.

Samuel Zhbogar tha se, Strategjia është e mirëpritur, pasi e njëjtat është në përputhje me parullat e BE-së.

“BE mirëpret strategjinë e qeverisë për zhvillimin e një shoqërie dhe ndërkurkulturalizmit. ‘Të bashkuar në diversitet’ është një nga parullat më të njohura të BE-së. Respektimi i dinjitetit dhe të drejtave njerëzore, barazia dhe liria janë të lidhura në mënyrë të pandashme me vlerat tjera themelore të BE-së, siç janë demokracia dhe sundimi i ligjit”, tha Zhbogar.

Konferenca "Drejt konceptit të një shoqërie dhe ndërkulturizmit”
Konferenca “Drejt konceptit të një shoqërie dhe ndërkulturizmit”

Zoran Zaev tha se, qëllimi i Qeverisë është të përforcojë më tej integrimin e shoqërisë përmes dialogut ndër-kulturor, mirëkuptimit reciprok dhe përfshirjen e të gjithë anëtarëve të shoqërisë.

“Për këtë qëllim, zbatimi i Strategjisë synon të ndërtojë shtylla kryesore për një shoqëri për të gjithë, duke siguruar mbrojtje të barabartë të të drejtave dhe mundësi të barabarta për të gjithë qytetarët”, tha Zaev.

Clemens Koja, përgëzoi përpjekjet e Kryeministrit dhe të qeverisë në krijimin e një strategjie gjithëpërfshirëse, e cila kapitalizohet në Marrëveshjen Kornizë të Ohrit.

“Strategjia ka potencialin për të bashkuar ndarjet dhe për të thelluar proceset integruese, ndërsa avancon marrëdhëniet ndëretnike dhe dialogun midis të gjitha kulturave dhe identiteteve, duke ndërtuar kështu një shoqëri më kohezive, më të prosperuar dhe më të qëndrueshme”, deklaroi Koja.

Në konferencën që u organizua nga Misioni i OSBE-së në Shkup dhe Zyra e Kryeministrit, pjesëmarrës ishin mbi 100 pjesëmarrës nga institucionet shtetërore, organizatat ndërkombëtare, akademia dhe shoqëria civile. Të gjithë u angazhuan në një dialog konstruktiv mbi Strategjinë Kombëtare të propozuar nga qeveria për zhvillimin e konceptit të një shoqërie dhe ndërkurkulturalizmit.

Zaev - Zanier
Zaev – Zanier

Nga ana tjetër, kryeministri Zaev ka realizuar takim ndaras me Zanierrin, ku u konstatua se stabiliteti dhe siguria e shtetet janë kontribut për ngritjen e cilësisë së jetesës.

“Kjo klimë krijon kushte për investime, zhvillim të ekonomisë, edhe me të përparim të arsimit edhe në fusha tjera të rëndësishme në jetën e përditshme për të gjithë qytetarët”, thuhet në njoftimin e Kabinetit të Zaevit.

Dje Zanier ka realizuar takim edhe me kryeparlamentarin Talat Xhaferi dhe ministrin e Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button