Ultimatumi, Sulejman Rexhepi me fjalor fyes ndaj Skender Buzakut (VIDEO)

Kreu i Bashkësisë Fetare Islame (BFI), Sulejman Rexhepi duke komentuar ultimatumin 72-orësh të Skender Buzakut, ndaj të njëjti ka përdorur fjalë fyese, transmeton Portalb.mk.

Kjo mund të shihet edhe në video.

Pas kësaj, deklaratë ka dhënë zëdhënësi i BFI-së, Muamer Veseli.

“Nëse ka akuza për krim, këtu i kemi të gjitha institucionet përgjegjëse dhe le të drejtohen atje. Ata janë këtu, dhe ne jemi këtu. Ne nuk ikim nga aktivitetet tona. Drejtojini që të drejtohen te Prokuroria dhe te Ministria e Punëve të Brendshme”, tha Veseli para fillimit të ceremonisë së ndarjes së certifikatave për standardet “Hallall”.

Përndryshe, Skënder Buzaku më 1 tetor 2019 lëshoi një ultimatum për kreun e Bashkësisë Fetare Islame (BFI), Reis Sulejman Rexhepi, që brenda 72 orëve të shkojë në BFI, përndryshe ai do të publikonte prova dhe fakte të veprimtarisë kriminale, të cilat ai e përshkroi si krime të rënda.

Trazirat në BFI erdhën pasi Buzaku njoftoi në prill se ai do të jetë kryetar i BFI-së, por anëtarët e Rijasetit i qëndruan pas Rexhepit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button