Deputetët votuan për rritje të rrogave në administratën e RMV-së

Me 82 vota “për” asnjë kundër dhe të përmbajtur, në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë sot në procedurë të shkurtuar u miratua Ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për pagesën e pagave në Republikën e Maqedonisë, i cili do të mundësojë rritje prej pesë për qind të pagave të administratës publike, njofton Portalb.mk.

Dje nga Qeveria, paralajmëruan se paga e shtatorit me premtimin për rritje prej pesë përqind do të paguhet në afatin paraparë ligjor.

Pagë të rritur për pesë përqind do marrin punëtorët shëndetësorë, socialë, punëtorët në arsim, policë, mbrojte dhe të gjithë nga administrata publike, deklarojnë nga Qeveria.

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi i angazhoi kryetarët e dy trupave kuvendor – Komisionit për punë dhe politikë sociale, si Komision amë, dhe Komisionit ligjdhënës-juridik, të mbajnë mbledhje për ta shqyrtuar dhe të deklarohen për propozimin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button