Deri më 21 tetor duhet të formohet grupi i punës për zbatimin e procesit të “vetingut” në polici

Më së voni deri më 21 tetor 2019, duhet të formohet grupi i punës për zbatimin e procesit të “vetingut” të të punësuarve në policinë e Maqedonisë së Veriut. Këtë e vendosi Qeveria e RMV-së në mbledhjen e mbajtur mbrëmë, njofton Portalb.mk.

“Në këtë mbledhje, Qeveria e RMV-së e shqyrtoi dhe miratoi informacionin dhe Propozim-planin për masa, aktivitete dhe dinamikë në zbatimin e procesit të kontrollit (veting) të të punësuarve në MPB” njoftojnë nga Qeveria.

Për krijimin e grupit punues përgjegjës është ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski ai duhet që nëpërmjet Kryetarit të Kuvendit të RMV-së të kërkojë që në grupin e punës të marrin pjesë më së shumti 3 përfaqësues nga partitë politike në Kuvendin e RMV-së, të cilët do të kenë rolin e mbikëqyrësve në procesin e vetingut në MPB.

Krahas përfaqësuesve të Ministrisë, marrin pjesë edhe përfaqësues të unionit akademik, Sindikatit të Policisë të Maqedonisë, OSBE-ja, Ambasada e SHBA-ve, si dhe përfaqësues të sektorit joqeveritar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button