Do të ndërtohet shkolla fillore në Idrizovë, Komuna e obliguar t’u sigurojë nxënësve arsimim në shqip

Në seancën e djeshme të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut është miratuar informacioni për nevojën e ndërtimit të shkollës fillore të re në Idrizovë, ndërkohë, nxënësve shqiptarë të cilët për një muaj kanë bojkotuar mësimin, Komuna e Gazi Babës do të jetë e obliguar t’u sigurojë arsimim në gjuhën shqipe, transmeton Portalb.mk.

“Është obliguar Komuna e Gazi Babës të ndërmarrë të gjitha aktivitetet dhe të dorëzojë kërkesë te Ministria e Arsimit dhe Shkencës për të ndërtim të shkollës së re në Komunën e Gazi Babës në Idrizovë për parcelë në pajtim me nevojat e numrit të nxënësve, elaborat për efikasitet energjetik, elaborat gjeodezik me të dhëna numerike për parcelë ndërtuese dhe raport pozitiv për projektin bazë. Në lidhje me këtë informatë, Qeveria e ka obliguar Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës që të fillojë procedurat për ndërtim të shkollës së re fillore”, thuhet në kumtesën e Qeverisë.

Nga atje kanë njoftuar se, deri te ndërtimi i shkollës, Qeveria i rekomandon Komunës Gazi Babë të udhëhiqet nga dispozitat ligjore për arsim fillor dhe principet që dalin nga koncepti “Një shoqëri për të gjithë”, si dhe përcaktimet për arsim të integruar dhe në marrëveshje me prindërit e nxënësve të sigurojë të gjitha kushtet që do të jenë të nevojshme për fëmijët që të mësojnë aty ku duan prindërit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button