Boki 13 për shfuqizimin e paraburgimit: Kam nevojë për mjekim në kushte higjienike

Sot është mbajtur seanca publiku ku i dyshuari i parë në rastin “Reket”, Bojan Jovanovski – Boki 13 si arsye për t’iu shfuqizuar vazhdimi për 30 të tjera të masës së paraburgimit, i ka paraqitur problemet shëndetësore, transmeton Portalb.mk.

“Në këtë procedurë duhet të jem i gjallë dhe i shëndetshëm”, tha Boki 13, për çfarë më pas ka kërkuar që të lëshohet në shtëpi për mjekim, sepse ka pasur dëmtime në lukth nga operacionet e kryera.

“Jetoj që të dëshmojë të vërtetë. Me të gjitha njohuritë e mia, faktet dhe dëshmitë të marrë pjesë në procedurë penale. E lus këshillin e gjykatësve, sepse në mendimin e doktorit në formë të shkruar është thënë se kam nevojë për mjekim në kushte higjienike”, tha Boki 13, duke shtuar se nuk ankohet nga trajtimi në Burgun e Shuto Orizares.

Ai ka premtuar se, nuk do të arratiset në rast se lëshohet në mjekim shtëpiak dhe se, pala mbrojtëse, si argument për mosndikim në dëshmitarë e ka paraqitur faktin se, “hetimi tashmë është i përfunduar”.

Boki 13 ka njoftuar gjithashtu se dëshmi te prokurori bartës i lëndës i Prokurorisë Themelore Publike për ndjekjen e krimit dhe korrupsionit, Villma Ruskoska, nuk ka dhënë dëshmi, pasi që ende nuk ka përfunduar ekspertiza.

Kërkesa për shfuqizim vjen pasi që Gjykata Penale, Boki 13 ia vazhdoi masën e paraburgimit edhe për 30 ditë.

Boki 13 si i dyshuar i parë në rastin “Reket”, nuk ka dhënë as dëshmi para prokurores bartëse të lëndës të Prokurorisë Themelore Publike për ndjekjen e krimit dhe korrupsionit, Villma Ruskoska, pasi ka kryer mbikëqyrje në dëshmitë kundër tij.

Paraprakisht, masën e paraburgimit ia kanë vazhduar të dyshuarës së tretë në “Reket”, ish prokurores së Prokurorisë Speciale Publike (PSP), Katica Janeva, kurse edhe pse ndaj të njëjtës u ankua, e njëjta është refuzuar.

Ndryshe, i dyshuari i dytë në Zoran Milevski – Zoki Kiçeec, gjendet në arrest shtëpiak.

Në rastin “Reket”, të dyshuar janë ish kryeprokurorja e Prokurorisë Speciale Publike, Katica Janeva, Bojan Jovanovski i njohur me nofkën “Boki 13” dhe Zoran Milevski i njohur si Zoki Kiçeec. Ata dyshohen se, kanë zhvatur biznesmenë nëpërmjet Janevës, duke marrë 1,5 milionë euro vetëm nga biznesmeni Orce Kamçev për t’ia lehtësuar procedurën hetimore për pastrim parash në lëndën “Perandoria”, ndërsa duhej të merrnin edhe 4,5 milion euro të tjera, gjithsej 8 milionë. Gazeta italiane “La Verita” ka publikuar disa video-audio materiale, në të cilat shihet se si Boki 13 dhe Zoki Kiçeec marrin paratë prej biznesmenit Orce Kamçev në shtëpinë e tij.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button