Fruth s’ka më 19 ditë, por duhet të kalojnë 42 për të shpallur fund të epidemisë

Duhen të kalojnë 42 ditë nga rasti i fundit i raportuar i fruthit që autoritetet shëndetësore të mund ta “ç’lajmërojnë” epideminë. Kjo periudhë s’ka kaluar ende, pasi rasti i fundit i raportuar ka qenë më 13 shtator, tha Dr. Vlladimir Mikiq, kryetari i Komisionit për sëmundje infektive, për “Meta.mk”.

“Shpallja e fundit të epidemisë nuk do të ndryshojë gjërat. Mund të ndodhë, për shembull, që sot të shfaqet ndonjë rast i ri kështu që numërimi do të fillojë prej sot e në 42 ditët e ardhshme për të përfunduar. Për ta nxjerrë vendimin për epidemi jashtë forcës, duhet të kemi bazë ligjore dhe epidemiologjike. Përndryshe, të Premten do të dalim me numrin e nxënësve të klasës së parë të klasës që nuk kanë marrë MRP, tani po i bëjmë analizat. Në përgithësi mbulimi i fëmijëve me vaksina është mbi 98%, që është përqindje e mirë”, thotë d-r. Mikiq.

Prof. Dr Aleksandra Grozdanova, kryetare e Komitetit kombëtar për imunizim thotë se është sukses që gjatë shtator s’ka të raportuar asnjë rast të ri të fruthit.

“Ajo që ndodh në terren, nëse dhe sa nxënës të klasës parë nuk kanë marrë MRP dhe për këtë arsye janë jashtë sistemit arsimor, nuk është puna jonë. Ma të çështje duhet të merren juristët. Realisht ka problem me dy ligje dhe është fakt se arsimi fillor është i garantuar me Kushtetutë, ndërsa këto vendime dhe masa për fëmijët e pa vaksinuar janë marrë qysh në prill ose maj. Se si zgjidhet ky problem në terren, nuk e di. Në këtë periudhe, është mirë që shtatori kaloi, ndërsa s’kemi fëmijë të infektuar rishtas. Kjo do të thotë që gjithçka është në rregull, fëmijët janë vaksinuar dhe situata me fëmijët e infektuar rishtazi ka filluar të ndryshojë që nga prilli, kur filloi imunizimi i detyrueshëm. Kjo tregon se masa ishte me vend, tani s’kemi fruth në shkolla dhe kopshte, pavarësisht se sa jopopullore ishte ajo masë”, thotë Grozdanova.

Ndërkohë, shoqata “Nga ne për ne”, e cila organizoi një konferencë dy javë më parë për sfidat me të cilat përballen prindërit lidhur me vaksinimin, publikoi ​​edhe një letër të hapur deri te Ministri i arsimit dhe shkencës, Arbër Ademi, në të cilën e përkujtojnë se tashmë ka nxënës të klasës parë që tashmë një muaj nuk janë në shkollë. Në letër thuhet gjithashtu se ata do të paraqesin kallëzime penale kundër ministrit.

Sipas raportit të fundit të Institutit për shëndet publik, i cili rregullisht raporton për gjendjen me fruthin, thuhet se deri më 27 shtator, nuk është regjistruar asnjë rast i ri i fruthit.

“Numri i përgjithshëm i rasteve të regjistruara në nivel të republikës është 1.900. Numri i përgjithshëm i personave të vaksinuar nën moshën 14 vjeç me vaksinën MRP nga fillimi i epidemisë në të gjithë vendin është 39.217”, thuhet në raportin e tyre të fundit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button