fbpx

Anëtarët e Sindikatës së Pavarur të Policisë kanë protestuar sot në Shkup

Me kërkesa për të rivendosur dinjitetin e policisë, anëtarët e Sindikatës së Pavarur të Policisë (SPP) dolën sot në një protestë paqësore, njofton Kanal 5.

Në shenjë proteste për pagat e ulëta, oficerët e policisë, policia pyjore, gjyqësia dhe policia e burgjeve, të cilët janë anëtarë të Sindikatës së Pavarur të Policisë (SPP), me qindra automjete bllokuan sot një pjesë të rrugëve të Shkupit

Protesta nisi në kryqëzimin te RTVM, vazhdoi drejt ndërtesës së CCM-së dhe para Parlamentit. Gjatë rrugës për në ndërtesën e MPB-së, ata u ndalën përpara Ministrisë së Drejtësisë.

Një nga kërkesat kryesore të SPP-së është miratimi i marrëveshjeve kolektive dhe rritja e pagave prej 25% për çdo oficer policie.

Protesta e Sindikatit të Pavarur të Policisë, 02.10.2019
Protesta e Sindikatit të Pavarur të Policisë, 02.10.2019

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button