Ambasadorja Berns: Marrëveshja e Prespës ishte arritje e shkëlqyer, por RMV-në e pret rrugë e gjatë

Ambasadorja e SHBA-ve në Maqedoninë e Veriut, Kejt Meri Berns në Samitin njëditor tê “Ekonomist” – fuqizimi i momentumit për integrim evropian deklaroi se, Marrëveshja e Prespës ishte momenti i shkëlqyer, por Maqedoninë e Veriut e pret rrugë e gjatë, transmeton Portalb.mk.

“Stabiliteti i kësaj Marrëveshje, anëtarësimi në NATO dhe anëtarësimi eventual në BE u tregoi investitorëve se, ku është mirë të investojnë. Nga perspektiva e SHBA-ve, Marrëveshja e Prespës ishte momenti i shkëlqyer jo vetëm për shtetet nënshkruese, por edhe për tërë rajonin. Maqedoninë e Veriut e pret rrugë e gjatë, zgjidhja e rasteve të korrupsionit, vendosja e sundimit të së drejtës, dhe të gjitha vlerave demokratike si dhe stabiliteti institucional, pa dallim të erërave politike”, tha Berns.

Më tej ajo tha se, kur bëhet fjalë për të ardhmen e Ballkanit Perëndimor, koha vërtetë është e qëlluar, kurse RMV-ja është shembull se si duhet të funksionojnë shtetet e rajonit.

Ky mesazh është edhe porosia e sekretarit shtetëror, Majk Pompeo që do ta thotë gjatë vizitës së tij të premten në Shkup.

Gjatë vizitës, siç tha Berns do të flitet edhe për anëtarësimin e plotfuqishëm të RMV-së në NATO, e cila është në fazë të ratifikimit të Protokolleve nga shtetet anëtare.

Në kuadër të Samitit, fjalim kanë mbajtur kryeministri i RMV-së, Zoran Zaev, ish ndihmësi sekretari shtetëror për Evropë dhe EuroaziVes Miçelish kryeministri i Greqisë, Aleksis Cipras, ish presidenti i Parlamentit Evropian, Martin Shulc dhe zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button