Data e BE-së, zëvendëskryeministri Osmani pret vendim pozitiv për RMV-në në tetor

“Jo vetëm që shpresoj, por edhe pres vendim pozitiv për Republikën e Maqedonisë së Veriut në samitin e BE-së në tetor”, deklaroi zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani në panelin “Perspektiva e BE-së” të Samitit njëditor të “Ekonomist” – fuqizimi i momentumit për integrim evropian që është duke u mbajtur sot në Shkup, transmeton Portalb.mk.

“Përderisa BE nuk i përgjigjet pozitivisht progresit të Maqedonisë së Veriut, do ta rrënoj besueshmërinë e saj, do ta rrezikoj perspektivën evropiane të rajonit, dhe me të edhe vetë procesin e zgjerimit, ashtu siç e dimë”, tha Osmani.

Në vazhdim, Osmani iu referua edhe aktualiteteve në vend dhe rajon lidhur me zgjerimin e Bashkimit Evropian, në kontekst të rezultateve dhe vendimeve të pritura nga Samiti i ardhshëm Evropian në tetor. Ai potencoi edhe suksesin e Maqedonisë së Veriut në mbylljen e çështjeve më të mëdha me fqinjët, si dhe reformat e zbatuara evropiane, me të cilën u bë lider i zgjerimit të idesë evropiane në Ballkan.

Paraprakisht, fjalim kanë mbajtur edhe kryeministri i RMV-së, Zoran Zaev, ish ndihmësi sekretari shtetëror për Evropë dhe EuroaziVes Miçel dhe ish presidenti i Parlamentit Evropian, Martin Shulc.

Zëvendëskryeministri Osmani kishte fjalën e tij në panelin “Perspektiva e BE-së”, së bashku me Gaj Verhofshtat, kryeministër i mëparshëm i Belgjikës edhe euro-deputet aktual dhe Dimitrios Papadimulis, nënkryetar i Parlamentit Evropian.

Përndryshe, në Shkup është duke u mbajtur Samiti njëditor i “Ekonomist” – fuqizimi i momentumit për integrim evropian. Temë e diskutimit do të jetë sfidat evropiane dhe tërheqja e investimeve të huaja.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button