Velipoja, plazhi plot bukuri dhe vlera natyrore të një rëndësie ndërkombëtare (VIDEO)

Velipoja, kjo dëshmitare e moçme e përqafimit të Bunës me Adriatikun, rrethuar plot bukuri dhe vlera natyrore të një rëndësie ndërkombëtare, u mbush plot me turistë vendas dhe të huaj.

“Velipoja këtë vit, mund të them pa frikë që ka patur mbi 200 mijë pushues gjatë sezonit të gushtit”, tha Diana Bejko.

Dikur plazhi i Velipojës, plot vlera kurative, ishte tokë e ndaluar edhe për vetë shkodranët, ndërsa sot, turistët vijnë këtu edhe nga vende krejt të largëta.

Sinkron: Valdete Fishta: “Na kena një numër të madh turistash që vijnë pothujse nga të gjitha vendet e Europës, por më tepër janë nga vendet nordike që e fillojnë turizmin që në maj, kur temperatura 20- 22 gradë atyre ju duket shumë e lartë”, tha Valdete Fishta.

“Duke ken Velipoja një ndër plazhet e adoleshencës dhe të rinisë sime gjithmonë kam nostalgji. Këtu është një territor që ka dhimbje. Këtu ku jemi ne, nuk i kam rënë kitarres kurrë në rini se ishte zona e ndaluar, që përfundoje në burg po të ishe ktu”, thotë Frederik Ndoci.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button