fbpx

Veseli premtoi subvencionim deri në 80 përqind të interesit të kredisë për të gjithë fermerët

Kandidati për kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka premtuar mbështetje për gjithë fermerët.

Veseli tha se ai do të ju ofroj subvencionime për interesin e kredisë deri në 80 përqind.

“Të gjithë prodhuesve do ua subvencionojmë deri në 80 për qind edhe interesin e kredive që i marrin për prodhim apo eksportim të produkteve “Made in Kosova”, tha Veseli.

Ai shtoi se do të investoi edhe në infrastrukturë duke shtruar edhe 500 kilometra rrugë për qasje më të lehtë të produkteve në zona urbane.

“Dhe, po ashtu, me investime kapitale, ne do t’i asfaltojmë edhe 500 kilometra rrugë, duke lidhur kështu zonat e thella rurale me qendrat urbane për plasim më të lehtë të produkteve në tregje.”

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button