VMRO-ja bullgare do ta lëshojë qeverinë nëse Sofja do ta mbështesë Maqedoninë Veriore për anëtarësim në Evropë

Zëvendëskryeminstri i Bullgarisë për rendin publik dhe sigurinë, ministër i mbrojtjes, si dhe kryetar i partisë politike bullgare VMRO-BND, Krasimir Karakaçanov, këtë fundjavë tha se ai dhe partia e tij nuk do ta mbështesin anëtarësimin e Maqedonisë Veriore në Bashkimin Evropian (BE). Ai kërkoi që qëndrimi i tij të miratohet nga qeveria bullgare, në të kundërtën partia e tij ta lëshojë koalicionin qeverisës, shkruan Meta.mk, transmeton Portalb.mk.

Karakaçanov tha se ka vendosur ashtu pasi që Maqedonia e Veriut nuk e ka përmbushur Marrëveshjen për fqinjësi të mirë me Bullgarinënë pjesën e “pastrimit” të çështjeve kontestuese historike, ose, siç tha ai: “e të gjitha falsifikimeve nga historia e popullit bullgar në Maqedoninë e Veriut”.

“Zgjidhja e vetme e drejtë është të dalim me qëndrim të kabinetit qeveritar. Ne vlerësojmë se Maqedonia e Veriut nuk ka bërë mjaftueshëm për përmbushjen e marrëveshjes midis dy shteteve dhe për këtë arsye ne nuk dëshirojmë ta mbështesim atë. Nuk dua të vendos kushte, por mendoj se kjo është baza. Nëse nuk arrihet marrëveshja, kolegët e mi do ta braktisin qeverinë” tha Karakaçanov.

Këtë deklaratë Karakaçanov e dha para takimit konsultativ te qeverisë bullgare të thirrur nga presidenti bullgar, Rumen Radev. Mes pjesëtarëve të qeverisë në këtë mbledhje është edhe Karakaçanov.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button