“Nga Nju Jorku në Berlin”, Thaçi: SHBA po na ndihmon për integrimin euro-atlantik

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka zgjedhur një foto me dy ambasadorë të rëndësishëm amerikanë për të dhënë një mesazh të qartë politik. Duke veçuar Nju Jorkun (ku ka selinë OKB) dhe Berlinin (jo Brukselin), Thaçi thekson se është SHBA që po ndihmon Kosovën për të arritur integrimin e plotë euro-atlantik.

Në një foto në krah të ambasadorëve të SHBA-së në OKB dhe Gjermani, Thaçi shkruan: “Gjatë pritjes së presidentit Donald Trump, takova dy miq të Kosovës, ambasadoren Kelly Craft dhe ambasadorin Richard Grenell, shtyllën kurrizore të marrëdhënieve diplomatike të SHBA-së. Nga Nju Jorku në Berlin, SHBA po na ndihmon të arrijmë qëllimin tonë për integrim të plotë euro-atlantik”.

Presidenti Thaçi ka qenë aktori kryesor politik në Kosovë që e ka konsideruar të domosdoshme përfshirjen e SHBA-së në çdo marrëveshje që vendi i tij do të nënshkruajë me Serbinë në të ardhmen, edhe nëse procesi udhëhiqet nga Brukseli.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button