Erdogan i shkon Vuçiqit në Serbi

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, do të qëndroj në vizitë në Serbi për dy ditë njoftoi sot Ambasadori i Turqisë në Beograd, Tanju Bilgic. Në New York ku ishte si pjesëmarrës në Asamblenë e Përgjithshme të OKB’së, shefi i diplomacisë serbe, Ivica Dacic kishte thënë se Erdogan i gëzohet mikpritjes tradicionale serbe.

Ambasadori i Turqisë, Tanju Bilgic, njoftoi sot për vizitën e presidentit turk deri sa ishte në takim me Këshillin Nacional Boshnjak në Sanxhak, transmeton Zëri.

Nënkryetari i Këshillit Boshnjak, Fuad Bacicanin tha pas takimit me Ambasadorin turk se pas takimit ku ishin prezent dhe përfaqësuesit e agjencisë TIKA, se Erdogan për boshjnakët e Sanxhakut dhe për Këshillin Nacional Boshnjak është “figura më e rëndësishme politike në botë”, njofton ky këshill.

Bacicanin tha se vizita e Erdogan në Serbi do të kontribuoj edhe më në përmirësimin e marrëdhënieve mes popujve vëllazëror “boshnjak e turk”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button