Paloka: Tao, duhej të ishte sot në qeli, por i tregon Kushtetutën, Presidentit të Republikës

Ka reaguar nën kryetari i PD-së Edi Paloka pas reagimeve të socialistit Taulant Balla pas publikimit të raportit të Venecias, i cili tha se presidentin Meta ka shkelur Kushtetutën duke anuluar zgjedhjet, transmeton Top Channel.

“Tao duhej te ishte sot ne qeli, po nderkohe i tregon Kushtetuten, Presidentit te Republikes … Ne “shtetin” e Rames ku qelbesirat bejne moral dhe kriminelet bejne ligjet ne Parlament, nuk mund te ndodh ndryshe”, shkruan Paloka.

Postimi i Palokës

Tao duhej te ishte sot ne qeli, po nderkohe i tregon Kushtetuten, Presidentit te Republikes …

Ne “shtetin” e Rames ku qelbesirat bejne moral dhe kriminelet bejne ligjet ne Parlament, nuk mund te ndodh ndryshe.

Taulant Balla, fytyra me perfaqesuese e Rames dhe “rilindjes” , akuzen me te vogel e ka per perdhunim. Emri i numrit dy te “rilindjes” eshte shfaqur
ne keto vite nga udhetimet me trafikante droge ne Greqi, tek mbrojtja e Rrajes, djalit perdhunues te deputetit “rilindas” ne Kruje; nga kercenimi i punonjesve te policise ne komisariatin e F. Krujes, tek manipulimi bashke me drejtorin e policise te deshmitarit te rreme Alizoti ne Fier.

E sigurisht “kryebema” e tij eshte “Toyota Yaris” , dosjen e se ciles , ne kundershtim me ligjin, nderhyri per ta manipuluar pak dite me pare, vete kryeprokurorja e krimeve te renda.

Per cdo njeren nga keto akuza Tao duhej te ishte ne hekura, por nderkohe i tregon ligjin dhe Kushtetuten shqiptareve dhe akuzon Presidentin pse nuk lejoi te shkonte deri ne fund skenari i “rilindjes” per votime moniste dhe te pergjakura.

Rama , nuk mund ta kaloje me palacolleqet dhe palacot e zakonshem pergjigjen qe pritet prej tij per kushtet e Bundestagut. Shqiptaret dhe partneret presin zgjidhjen e krizes dhe sot gjithe pergjegjesia eshte vetem e vetem mbi te.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button