Kur je shofer, ndodh edhe kjo (VIDEO)

Një person në Londër ka goditur xhamin e makinës me një tullë ndërkohë që automjeti po ecte me 80 km/h në autostradë, transmeton OraNews.

Momenti i frikshëm kur tulla goditi makinën është regjistruar nga vetë kamera e shoferit mbrëmjen e djeshme në Leeds, ndërkohë që ai manovroi për të shmangur një aksident të mundshëm.

Fatmirësisht nuk pati asnjë të lënduar ndërkohë që pas asaj video shoferi shprehet:

Të them të drejtën më kapi në befasi, unë e vura re atë djalin por nuk mendova se do të bënte diçka të tillë. Nuk është hera e parë që njerëzit kanë rezikuar jetën e drejtuesve të mjeteve në autostrada“.

Menjëherë video bëri xhiron e rrjetit ku pati dhe shumë reagime të njerëzve. Personi mbi urë nuk është identifikuar akoma por sipas autoriteteve angleze raste të tilla janë shtuar shumë kohët e fundit.

Madje shumë raste janë raportuar ku shumë persona kanë përdorur drita dhe sirena policie për të trembur drejtuesit e automjeteve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button