Timonie: Presim dritë jeshile nga Makroni për fillimin e bisedimeve

Presim dritë jeshile nga presidenti Emanuel Makron, deklaroi ambasadori francez në Shkup, Fransoa Timonie në Manastir, në lidhje me pritet e qëndrimit të Republikës së Francës rreth caktimit të datës për fillim të bisedimeve për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut në BE, njofton Portalb.mk.

Duke e komentuar vendimin e Bundestagut, ambasadori francez në vend ka theksuar se çdo shtet ka sistem të vetin për vendosje.

“Çdokush me sistemin e vet. Ne e presim dritën jeshile të presidentit të Republikës. Ashtu sikur çdoherë, ne ndajmë shumë me partnerët tanë gjermanë për këtë temë. Kemi qëndrim të mirë ndaj vendit tuaj dhe ndaj të gjitha përpjekjeve se çfarë ka bërë në planin rajonal. Ne, francezët dhe gjermanët shumë mirë e dimë se duhet edhe shumë punë që reformat në letër të bëhen realitet. Do të bëjmë një koktel të mirë mes realitetit dhe asaj që nënkupton pranim të mirë. Realiteti i cili duhet të përmirësohet dhe plotësohet dhe gjithsesi ajo çfarë presim, është pranimi i mirë i shtetit nga ana jonë”, deklaroi Timonie.

Ai shtoi se 27 shtete të BE-së do të diskutojnë, mund të miratohen vendime të mira, por ajo nënkupton se është i nevojshëm diskutimi, shumë debat dhe shumë kompromise.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button