Shkup: “Nuk është gjithçka te shpejtësia”, garë me motoçikleta ku fiton ai që arrin i fundit

Të dielën në Shkup, me fillim në ora 12, do të mbahet garë me motoçikleta, ku fitues do të shpallet ai që arrin i fundit. Sipas organizatorëve, qëllimi i kësaj gare është që të përçojë mesazh deri te publiku për të pasur kujdes shpejtësinë në rrugë,  me qëllim sigurinë e të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion, transmeton Portalb.mk.

Shpejtësia jashtë të lejuarës, sipas statistikave shtetërore për periudhën 2010-2018, është në krye të shkaqeve të aksidenteve në trafik me pasoja më të rënda – vdekje ose lëndim. Për më tepër, numri i vdekjeve për drejtuesit e skuterëve apo motoçikletave është më shumë se shtatë herë më i mundshëm se numri i vdekjeve për drejtuesit e automjeteve tjera, krahasuar me 1.000 automjete të regjistruara dhe motoçikleta, parë gjatë 6 viteve të fundit, nga 2012 deri në 2018.

Gara organizohet nga Moto Klub “Vepar” në rrugën Bulevardi i Ilindenit, numër 140. Gara do të zhvillohet në pesë kategori për skuterët dhe motoçikletat.

Të gjithë ata që duan të marrin pjesë duhet të paraqiten në faqen e facebook-ut “Nuk është gjithçka te shpejtësia” ose në faqen e Klubit “Vepar”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button