Transparenca e institucioneve ekzekutive në rajon ka përparim të lehtë, por ka hapësirë për përmirësim

Në Konferencën “Transparenca e institucioneve të pushtetit ekzekutiv dhe legjislativ në rajon dhe Mal të Zi: Formë pa përmbajtje” që u mbajt në Mal të Zi, u prezantuan rezultatet nga hulumtimi për transparencën e pushtetit ekzekutiv dhe legjislativ në rajon.

“Transparenca e pushtetit ekzekutiv në rajon evidentoi përparim të lehtë, por edhe më tej ka hapësirë të madhe për përmirësim. Pushtetet ekzekutive përmbushin 49 përqindëshin e indikatorëve për transparencë, ndër të cilat në vend të parë në rajon është Mali i Zi, me gjithsej 62 për qind përmbushje të indikatorëve, Serbia me 43 për qind dhe Bosnja e Hercegovina me 35 për qind. Megjithatë, mbyllja e institucioneve sërish është vërejtur në shumë fusha, dhe ajo më së shumti ka të bëj, sikurse vitin e kaluar, me mospublikimin e të dhënave në format të hapur, me qasjen e dokumenteve dhe akteve të cilat diskutohen në seanca qeveritare dhe me zbatimin e tërësishëm të Ligjeve për qasje të lirë deri te informatat me karakter publik”, thuhet në hulumtim.

Për transparencën e pushtetit ekzekutiv në rajon, treguan përfaqësuesit e “Qendrës për tranzicion demokratik” – Mali i Zi, “Përse ne?” – Bosnje e Hercegovinë, “Qendra për hulumtim, transparencë dhe llogaridhënie” – Serbi dhe Fondacioni “Metamorfozis” – Maqedoni e Veriut.

Folësit në Konferencë, i kanë ndarë përshtypjet e tyre për qasjen dhe disponimin për bashkëpunim me institucionet, rezultate nga matjet e fundit nga ana e iniciativave ndërkombëtare si “Partneritet qeverisës i hapur”.

Pjesëtarja e Fondacionit “Metamorfozis”, Mila Josifovska deklaroi se, kur bëhet fjalë për përparim të transparencës së institucioneve, edhe pse vërehet përparim, ka nevojë për qasje sistematike për gjetjen e zgjidhjes konsistente, e cila duhet të fokusohet në tërë procesin.

Ministrja e Administratës Publike, Suzana Pribiloviq dhe presidentja e “Qendrës për tranzicion demokratik”, Milica Kovaçeviq e ka hapur konferencën duke ndarë rezultatet rajonale për transparencën e institucioneve ekzekutive dhe legjislative.

Hulumtimi është realizuar në kuadër të projektit “ACTION SEE” – Përgjegjësi, teknologji dhe rrjet për transparencë institucionale të Evropës Juglindore, me përkrahje të Bashkimit Evropian dhe i mbështetur nga “National Endowment for Democracy”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button