Veseli: Jemi të vetmit që marrim vendime kundër korrupsionit

Kandidati për Kryeministër të Kosovës nga radhët e PDK-së, Kadri Veseli, ka thënë se në mandatin e ardhshëm qeverisës, do të punojë për qyetetarët, duke theksuar se do të përkrahë secilin projekt të rinisë.

Në një tubim me simpatizantë dhe strukturat e PDK-së në Prizren, Kadri Veseli tha se ka disa arsye pse qytetarët e Kosovës duhet ta votojnë PDK-në më 6 tetor, derisa shtoi se janë të vetmit që marrin vendime kundër korrupsioni, njofton Klan Kosova.

”Ne nuk shajmë, nuk ndajmë, ne pajtojmë, afrojmë bashkojmë. Jemi të vetmit që marrim vendime kundër korrupsionit dhe nepotizmit. Kjo është rruga e fitores e besimit për qytetarët tanë. Kushdo që është për ekonominë e dijes, ndërmarrësinë, ekonominë prodhuese, kushdo që është për rininë inovatore, për Kosovën fuqishëm bashkë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe me Bashkimin Europian, bëhet bashkë me ne, Partinë Demokratike të Kosovës”.

”Unë do të punoj fuqishëm, do të jem përkrah çdo qytetari të vendit tim. Kjo është tokë e shenjtë e jona, kemi dhënë sakrifica, shumë gjak e shumë mund, bashkë do të krijojmë familje këtu, të ardhme këtu, ky është vendi ynë”.

”Do të përkrahi fermerët të gjitha kategoritë e bujqve. Do t’i përkrahim ndërmarrësit e vegjël, të mesëm, të mëdhenj, nuk do të ketë në qeverisjen time asnjë tatim të ri do të ketë ulje të taksave për të gjithë ndërmarrësit, punësues dhe prodhues. Nuk do të ketë më prona private që do të jetojnë qytetarët tanë, do të jetë brenda dy viteve legalizimi i të gjitha pronave tona me fletë poseduese. Do t’i përkrahi në mënyrë të veçantë të gjithë kategoritë e njerëzve që kanë nevojë”.

”Pensionistet tanë, le ta dinë që është dita e tyre, është koha e tyre e qeverisjes së PDK-së, do t’ju rrisim pensionet për 80% të gjithë pensionistëve të Republikës së Kosovës. Është e shenjtë liria jonë, dhe e dimë si e kemi arritur bashkë. Është një vizion, drejtim perëndimor, kushdo që e do Kosovën duhet ta dojë edhe Amerikën, sepse Kosova e Amerika janë një”.

Veseli ka premtuar që kryeqytetin historik, Prizrenin – do ta bëjë qytetin më të bukur të shqiptarëve, njofton Klan Kosova.

”Prizreni është kryeqyteti historik i shqiptarëve, dhe do ta bëjë qytetin më të bukur të krejt shqiptarëve. Nuk ka investim të cilin nuk do ta bëjë për Prizrenin tonë të bukur dhe për të rinjtë tanë. Ju ftoj edhe sot nga kjo mbrëmje madhështore, bëhuni bashkë mos u ndani, mos u përçani, kemi vetëm një mision, një qëllim, ta bëjmë Kosovën një vend më të zhvilluar ekonomikisht. Votoni forcën e juaj, vizionin euroatlantik, vizionin e ndërmarrësisë, PDK-në numrin 112-të”.

”Prizren, i keni kandidatët më të mirë, lista e PDK-së është një gërshëtim i njerëzve intelektualë, punëtorë, atdhetarë, profesorë doktor shkence, doktorët më të mirë të Republikës së Kosovës edhe fermerë, por edhe bijtë të atyre heronjve që i kanë dhënë vulë shtetit të Kosovës”.

”I ka mashtruar Vetëvendosje disa prej rinisë, por nuk e ka seriozisht. Bëhuni bashkë rini, sa më e fortë është Kosova, më të dobët janë ata kundër saj”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button