Rama takoi Rikerin dhe Palmerin

Gjatë vizitës së tij në SHBA, ku po merr pjesë në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, Kryeministri Edi Rama është takuar me ndihmës Sekretarin e Shtetit, Philip Reeker, dhe të Dërguarin Special të SHBA për Ballkanin Perëndimor, Mathew Palmer.

Lajmi bëhet i ditur nga vetë kreu i ekzekutivit shqiptar, me anë të një postimi në rrjetet sociale, ku i cilëson dy zyrtarët e lartë amerikanë “mbështetës të palëkundur të reformave demokratizuese në Shqipëri, e të rrugëtimit të vendit tonë drejt anëtarësimit në BE”, transmeton Klan.

“Me Ndihmës Sekretarin e Shtetit, Philip Reeker, dhe të Dërguarin Special të SHBA për Ballkanin Perëndimor, Mathew Palmer; dy miq të kahershëm të Shqipërisë e të shqiptarëve, njohës të sprovuar të çështjeve ballkanike dhe mbështetës të palëkundur të reformave demokratizuese në Shqipëri, e të rrugëtimit të vendit tonë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian”, shkruan Rama.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button