fbpx

Kodra e Diellit: Bekteshi dhe Elem Turs thonë se teleferiku me gjashtë ulëse do të jetë gati në sezonin e ardhshëm

Teleferiku me gjashtë ulëse që pritet të ndërtohet tashmë pesë vite, ministri i ekonomisë Kreshnik Bekteshi thotë se do të jetë gati për sezonin e ardhshëm turistik. Sipas tij kanë ngelur disa çështje teknike, para se të jepet leja e përdorimit dhe teleferiku të vihet në funksion, transmeton Portalb.mk.

Kontrata e parë e nënshkruar për ndërtimin e teleferikut ka qenë më 10 mars 2014, dhe i njëjti duhej të ishte gati për 12 muaj, megjithatë teleferiku ende nuk është plotësisht i ndërtuar dhe nuk është vënë në punëPesë vitet e kaluara ka pasur probleme të shumta në realizimin e këtij projekti.

Ministri Bekteshi e bëri një udhëtim provë të mërkurën me këtë teleferik dhe tha se i njëjti do të jetë gati për sezonin 2019/2020.

“Me rastin e inspektimit të punimeve në rrugën Tetovë Kodra e Diellit, unë kisha mundësinë që bashkë me drejtorin e Elem Turs por edhe me inxhinierët e kompanisë e cila realizon projektin, të shohim realizimin e ski-liftit. Ski-lifti gati ka përfunduar, kanë mbetur vetëm disa çështje të vogla teknike dhe me siguri pas përfundimit të çështjeve teknike Elem Tursi në bashkëpunim me Elemin do të aplikojnë në Ministrinë e Transportit për t’u bërë pranimi teknik. Në momentin kur bëhet pranimi teknik, mund të vendohet në funksion gjashtë ulësja”, sqaron Bekteshi.

LEXO:Teleferiku me gjashtë ulëse në Kodrën e Diellit s’u ndërtua për 5 vite, ELEM: Do të jetë gati në sezonin e ardhshëm

Nga ana tjetër, kompania “Elem Turs” thotë se po organet kompetente vazhdojnë mbikëqyrjen dhe pasi të njëjtët të dorëzojnë raport, do të aplikohet për leje përdorimi.

“Për momentin organet kompetente bashkë me kompaninë Leitner vazhdojnë mbikëqyrjen. Pastaj duhet të aplikohet për leje përdorimi. Mbikëqyrësi duhet të dorëzojë raport, pastaj organet kompetente duhet të japin lejen e përdorimit”, thonë nga Elem Turs.

LEXO: Kodra e Diellit: U tha se do të jetë gati në fillim të korrikut, teleferiku me gjashtë ulëse ka ngecur në procedura administrative

Ndryshe, që nga viti 2012 e deri më sot diskutohen problemet e shumta dhe të njejta me të cilat përballet Kodra e Diellit, megjithatë asgjë deri sot nuk është ndërmarrë. Një ndër to është dhe teleferiku me gjashtë ulëse, i cili vazhdimisht është premtuar, por ende nuk është përfunduar. “Kodra e Diellit”, dikur ishte qendër skijimi e njohur në rajon dhe më gjërë. Në të është investuar në infrastrukturë, ka pasur gara skijimi me garues nga e tërë bota dhe ishte destinacion i preferuar për shumë aplinistë dhe skijator. Sot, ka ngelur vetëm dëshira e madhe e turistëve skijator për ta parë këtë qendër të zhvilluar si dikur.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button