Mbështetje reciproke Spanjë-RMV për zgjedhje parlamentare dhe integrime euroatlantike

Sot është shprehur mbështetje reciproke ndërmjet Spanjës dhe Maqedonisë së Veriut, për të parën në zgjedhje parlamentare, e të dytën për integrimet euroatlantike, transmeton Portalb.mk.

Kryeministri në largim, Pedro Sançez i ka dëshiruar kryeministrit Zoran Zaev mbështetje për integrimin në Bashkimin Evropian (BE) dhe në NATO, ndërkohë që Zaevi atij në zgjedhje parlamentare.

“Mbështetje e fuqishme nga Spanja për anëtarësim në NATO dhe për integrim në BE. Faleminderit. Me mikun tim, kryeministri Sançez jemi të lumtur për aleancën që e kemi para. I dëshirova sukses në zgjedhjet më 11 nëntor”, shkroi Zaevi në rrjetin social “Tuiter”.

Përndryshe, shkuarja e Spanjës në zgjedhje parlamentare erdhi pas ushtruesi i detyrës së kryeministrit spanjoll, Pedro Sançez dështoi të formojë koalicion pas prishje së të njëjtit nga pakënaqësitë e rebalancit të buxhetit.

Shkuarja e Spanjës në zgjedhje, pamundëson që Kuvendi i Spanjës ta ratifikojë Protokollin për anëtarësim të RMV-së në NATO. Krahas Spanjës, Protokollin nuk a ka miratuar edhe Italia, Britania e Madhe, SHBA-ja dhe Islanda. Në Holandë dhe SHBA procedura është një rrjedhë, ndërkaq për në Islandë thuhet se, “nuk ka nisur fare”. Nëse zgjidhet paqartësia me “Bregzitin” në Britani të Madhe, Spanja do të mbetet pengesa e vetme në anëtarësim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button