Shpëtuan nga FRONTEX-i në kufi, furgoni me 24 emigrantë u bllokua në Pogradec

26 vjeçari u kap nga patrulla e policisë pranë vendit të quajtur “Guri i Kuq”, në fshatin Memëlisht, duke transportuar me mjetin tip furgon, në drejtim të qytetit të Tiranës 24 emigrantë.

Një i ri nga Tirana është arrestuar pasi po transportonte me një furgon 24 emigrantë nga vendet e lindjes drejt vendeve të BE-së. I arrestuari në kuadër të operacionit “Memëlishti” është E. D. 26 vjeç, banues në Tiranë.

Sipas policisë 26 vjeçari u kap nga patrulla e policisë pranë vendit të quajtur “Guri i Kuq”, në fshatin Memëlisht, duke transportuar me mjetin tip furgon, në drejtim të qytetit të Tiranës 24 emigrantë, përcjell Koha.net.

Pas arrestimit, i riu nga Tirana është marrë në pyetje për të zbuluar rrjetin për të vendosur para ligjit të gjithë personat e implikuar.

Emigrantët nga vendet e lindjes që janë në konflikt pas zbarkimit në Greqi nga Turqia, kalojnë në vendin tonë që e përdorin si trampolinë për në vendet e BE-së.

Prej disa muajsh kufiri shqiptar është blinduar nga FRONTEX.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button