Pendarovski: Duhet të ndryshojnë njësitë zgjedhore dhe të kemi lista të hapura

Stevo Pendarovksi, Presidenti i Maqedonsië së Veriut sot ka diskutuar në lidhje me nismat e reja për reformat në sistemin zgjedhore, transmeton Portalb.mk.

“Qëndrimi im dhënë kohë më parë ka qenë për mbështetje të iniciativës për reforma në modelin zgjedhor në drejtim të tejkalimit të partiokracisë dhe llogaridhënies më të madhe nga partitë, veçmas gjatë financimit të fushatës zgjedhore, krijimit të hapësirës më të madhe për garë politike për ide të ndryshime politike dhe paraqitje më të mirë të qytetarëve si në nivel qendror ashtu edhe lokal. Ajo reformë mund të përfshijë ndryshim të numrit të njësive zgjedhore dhe sjelljes së listave të hapura. Nëse ashtu merremi vesh, mund të nënkuptojë ndërrim të plotë të modelit proporcional me atë të përzier ose të shumicës”, tha Pendarovski.

Sipas presidentit, duhet të kemi kujdes në çdo moment të procesit zgjedhor, duke pasur kujdes në ditët para dhe pas votimit.

“Fillimi i tyre i vërtetë nuk është as edhe në ditën e fillimit të fushatës zgjedhore. Ishim dëshmitarë se edhe gjatë ditës së qetë zgjedhore dhe fushatës së qetë, kemi pasur manipulim të zgjedhjeve ose të vullnetit të qytetarëve. Një nga arsyet pse raporti i KE-së për progresin e vendit ishim të etiketuar si shtet i kapur ka qenë mu sistemi i zhvilluar për manipulim masiv me zgjedhjet larg prej ditës zgjedhore”, ka thënë Pendarovski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button