Një autobus ka dalë nga rruga Koçan-Vinicë, katër persona janë lënduar

Katër udhëtarë janë lënduar në një aksident trafiku me autobus që dje pasdite ka ndodhur në rrugën magjistrale Koçan-Vinicë, njofton Portalb.mk.

Ashtu siç theksohet në buletinin policor, më dje në ora 14:50 në rrugën magjistrale Koçan-Vinicë, një autobus transportues me targa të Shtipit, i drejtuar nga L.K. (61) nga Koçani, e ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Në tragjedinë lëndime trupore kanë marrë katër persona, të cilëve u është dhënë ndihmë mjekësore, në institucionin publik shëndetësor Koçan.

Ekspertizë në vendin e ngjarjes ka kryer ekipi i Stacionit Policor Koçan.

Përndryshe, brenda pesë muajve në Maqedoninë e Veriut janë evidentuar një sërë aksidentesh dhe parregullsi të transportit me autobusë. Më drastiku ishte aksidenti në Llaskarcë ku ndërruan jetë 16 persona, ndërkaq pësoi me mbingarkesa të autobusëve dhe me djegien e një tjetri në Petrovac të Malit të Zi. Për këtë të fundit nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe Ministria e Punëve të Jashtme nuk japin informacione për shkaqet, e ndërkaq nga kompania transportuese shkurt kanë deklaruar se defekti ka qenë në pjesën e prapme të motorit.

Nga ana tjetër, në Maqedoninë e Veriut ka 996 autobusë të transportit ndërkomunal dhe ndërkombëtar, e ndërkaq ka vetëm 15 inspektorë. Megjithëse numri i autobusëve brenda 10 vjetësh është rritur për 50 për qind, numri i udhëtarëve ka pësuar ulje.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button