Votat e shqiptarëve në FIFA, për Ronaldon apo Messin

Lionel Messi u zgjodh lojtari më i mirë i vitit nga FIFA, ndërsa Jurgen Klopp trajneri. Votat e kapitenëve dhe trajnerëve të skuadrave kombëtare vendosën për këtë çmim që jepet prej vitit 2016, transmeton Klan.

Te kuqezinjtë pëlqimin e dhanë kapiteni i kombëtares Mërgim Mavraj dhe trajneri Edoardo Reja. Të dy kanë qenë në të njëjtin mendim te trajneri, duke i dhënë pikët maksimale Jurgen Klopp që shpalli Liverpool kampion të Europës, duke triumfuar në Champions League këtë vit.

Zgjedhja e tyre ishte e ndryshme te lojtari më i mirë. Për Rejan trofeu duhet të shkonte për Mohamed Salah, ndërsa për Mavrajn, ai që dha më shumë gjatë 2019 është Cristiano Ronaldo.

Në total Lionel Messi, i cili mori 46 pikë la pas Virgil Van Dijk me 38 dhe Cristiano Ronaldo me 36. Te trajneri më i mirë Jurgen Klopp pati 48 vota, i ndjekur nga Pep Guardiola dhe 38 dhe Mauricio Pochettino me 27. Të tre këta trajnerë janë pjesë e ekipeve të Premier League.

Në ekipn ideal janë 4 lojtarë të Real Madrid, në reshtimin 4-3-3, sulmi përbëhet nga Ronaldo, Messi dhe Mbappe. Goli më i bukur u zgjodh perla e Daniel Zsori.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button