fbpx

Të paktën 20 persona u vranë në protesta në Indonezi

Të paktën 20 persona e humbën jetën sot prej të cilëve tre janë vrarë nga policia, në protestat e dhunshme të shkaktuara prej zërave se një mësues kishte ofenduar një nxënës në krahinën e Papuas në Indonezi, kumtuan autoritetet.

Gjoja një mësues i shkollës së mesme, i cili nuk është nga Papua, javën e kaluar e ka quajtur studentin “majmun”.

Qindra demonstrantë u tubuan në qytetin Vamena ku ua vunë flakën ndërtesave të pushtetit lokal, dyqaneve dhe shtëpive ndërsa i ndezën edhe disa automjete dhe motorë në afërsi të zyrës së shefit të qarkut në Vamena.

Të paktën 16 civilë në mesin e të cilëve 13 prej rajoneve të tjera indoneziane janë vrarë në Vamena, kështu që kanë mbetur të robëruar në shtëpi të ndezura dhe dyqane sqaroi zëdhënësi i ushtrisë së Papua Eko Darjanto.

“Rreth 65 civilë janë lënduar ndërsa pesë policë janë në gjendje shëndetësore kritike”, shtoi ai.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button