Sot në shitje biletat për ndeshjen e radhës së Kosovës

Federata e Futbollit e Kosovës ka bërë të ditur se sot duke filluar nga ora 17:00, nis shitja e biletave për ndeshjen miqësore Kosovë – Gjibraltar.

Kjo ndeshje pritet të zhvillohet më 10 tetor në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, njofton Klan Kosova.

Biletat mund të blihen nëpërmjet platformës online www.tiks.app

Çmimet e biletave janë si vijon:

Veri dhe Jug: 5 euro
Lindje: 10 dhe 15 euro
Perëndim: 15 euro dhe 20 euro
VIP: 80 euro

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button