Rastet “Titanik”, “Trajektorja” dhe “Maxhar Telekom” do të udhëhiqen përsëri nga Stefanova

Lile Stafanova, ish-prokurorja e Prokurorisë Special Publike (PSP) do të udhëheqë me lëndët të cilat i kishte udhëhequr në PSP para mbylljes, “Titanik”, “Trajektorja” dhe “Maxhar Telekom”, transmeton Portalb.mk.

Prokurorët që janë larguar nga PSP, do të rishpërndahen në prokuroritë ku kanë qenë para se të vijnë në PSP.

Lubomir Joveski, Prokurori publik shtetëror ishte ai që autorizoi Stafanovën të vazhdon me këto lëndë, siç kishte autorizuar edhe pesë ish-prokurorët tjerë të PSP-së.

Kështu, lëndët “Treqind” dhe “Total” do të udhëhiqen nga Stevço Donev dhe Elizabeta Josifovska; lënda “Monstra” do të udhëhiqet nga Fatime Fetai dhe Bavril Bibevski, ndërsa lënda “Talir” do të uhdëhiqet nga Lençe Ristovska.

LEXO: “Talir 2” dhe “Tarifa” vazhdojnë me prokurorët e njëjtë të PSP-së
LEXO: Fatime Fetai dhe Bubevski do të udhëheqin rastin “Monstra”
LEXO: U konstatua ndërprerja e punës së prokurorëve të PSP-së, kthehen në prokurorinë amë

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button