Falimentoi kompania ajrore, bllokohen mbi 150 mijë udhëtarë britanikë

Kompania ajrore dhe turistike “Thomas Cook”, me bazë në Britani të Madhe dhe e themeluar para 178 vjetësh, ka falimentuar pas dështimit të negociatave për ta shmangur një gjë të tillë.

Autoriteti i Aviacionit Civil i Britanisë së Madhe njoftoi se kjo kompani e ka ndërprerë veprimtarinë tregtare me efekt të menjëhershëm. Falimentimi i saj i ka detyruar autoritetet të përgatisin plane urgjente për kthimin e mbi 150 mijë njerëzve në atdhe, shkruan “BBC”.

Peter Fankhauser, shef ekzekutiv i kompanisë “Thomas Cook”, tha se falimentimi i firmës është për keqardhje të madhe. Ai gjithashtu u kërkoi falje miliona klientëve dhe mijëra punëtorëve të kompanisë.

Falimentimi i kësaj kompanie të madhe pritet ta sjellë shuarjen e 22 mijë vendeve të punës në mbarë botën, përfshirë 9 mijë vetëm në Britaninë e Madhe.

Një gazetar britanik raportoi se 16 mijë udhëtarë britanikë pritet të kthehen në vendin e tyre të hënën, ndërsa autoritetet shpresojnë t’i kthejnë edhe 14 mijë të tjerë përmes fluturimeve “charter” apo fluturimeve të huazuara.

Qeveria britanike i ka rezervuar 45 aeroplanë për t’i kthyer në shtëpi udhëtarët e mbetur jashtë vendit. Vetëm të hënën, pritet që këta aeroplanë t’i realizojnë 64 fluturime. Disa prej aeroplanëve do të vijnë edhe nga Malajzia e largët.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button