Joveski: Dëshmitë e deritashme nuk dërgojnë në politikanë, por në gjykatës e avokatë

Kryeprokurori republikan, Lubomir Joveski, në intervistë për emisionin “Kod” ka deklaruar se, në rastin “Reket” është duke u hetuar nëse paratë në çantën me markë “Luj Viton” kanë mbaruar në sirtarë të të dyshuarve. Ai tha se, dëshmitë e deritashme nuk dërgojnë në politikanë, por në avokatë dhe gjykatës, transmeton Portalb.mk.

“E kemi nisur këtë lëndë nga shkresa e kallëzimit penal të parashtruar, kemi siguruar dëshmi dhe e kemi filluar hetimin financiar. Deri në momentin e nisjes së hetimit, kemi dëgjuar 15 individë. Është krijuar përshtypja në publik se, punojmë vetëm kur thërrasim dëshmitarë, por ne kemi pasur momente të caktuara kur kemi pritur ekspertiza dhe analiza”, tha Joveski.

I pyetur se, nëse ish kryeprokurorja speciale Katica Janeva ka marrë pjesë në pranim-dorëzimin e milionë eurove, në banesën e të dyshuarit të parë të “Reketit”, Bojan Jovanovski, Joveski deklaroi se një gjë e tillë ende nuk është dëshmuar.

Joveski ka deklaruar se, dëshmitë e deritashme nuk dërgojnë në politikanë, por po në avokatë dhe gjykatës, dhe këta të fundit së shpejti do të merren në pyetje.

Përndryshe, në rastin “Reket”, të dyshuar janë ish kryeprokurorja e Prokurorisë Speciale Publike, Katica Janeva, Bojan Jovanovski i njohur me nofkën “Boki 13” dhe Zoran Milevski i njohur si Zoki Kiçeec. Ata dyshohen se, kanë zhvatur biznesmenë nëpërmjet Janevës, duke marrë 1,5 milionë euro vetëm nga biznesmeni Orce Kamçev për t’ia lehtësuar procedurën hetimore për pastrim parash në lëndën “Perandoria”, ndërsa duhej të merrnin edhe 4,5 milion euro të tjera, gjithsej 8 milionë. Gazeta italiane “La Verita” ka publikuar disa video-audio materiale, në të cilat shihet se si Boki 13 dhe Zoki Kiçeec marrin paratë prej biznesmenit Orce Kamçev në shtëpinë e tij.

LEXO PËR LËNDËN: REKETI

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button