Haradinaj: Kur Kadri Veseli flet për anti-korrupsion duket si shaka e 1 prillit

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka mbajtur një fjalim para qytetarëve të Kamenicës.

Ai nga atje tha se gjatë mandatit të tij tha se Kamenicën e ka kthyer në një hartë të zhvillimit, njofton Klan Kosova.

“Kemi ngjit plot maje së bashku si Kosovë. Unë e kam pasë përkrahjen e juaj Kamenicë, kemi qenë bashkë në çdo ngjitje dhe sfidë”, transmeton Klan Kosova.

“E flasin numrat, shifrat e projektet. Kemi arritur një sukses bashkë. Në një mënyrë, Kamenicën, nga një vend i skajshëm diku e kemi kthyer në hartë të proceseve, në hartë të punës, në hartë të zhvillimit”,

“Ushtria, taksa dhe Trepça nuk ishin realizuar edhe pa besnikërinë e PSD-së dhe të Shpendit.

“Dy vjet e kam studiuar mirë qeverisjen. Kam qenë njëherë në koalicion me Ibrahim Rugovën, tash dy vjet gjatë qeverisjes e kam studiuar edhe më mirë. Përpos temave të rënda që duhet me i bë ballë Serbisë apo si rritet ekonomia. Pasi i kemi kryer disa punë tani do t’i kthehemi rritjes ekonomike”.

Haradinaj nga Kamenica dha edhe disa komente për kundërkandidatët e tij në garën e 6 tetorit

“Kur po thotë Kadri Veseli që do ta luftojë korrupsionin unë po kujtoj se është 1 prilli që është dita e rrenave”.

“Kur po flet Albini për zhvillim ekonomik, ai ka kaluar në një internacionale komuniste. Po do me ia heqë taksën Serbisë. Tash merreni me mend, njeriu që dilte me ndalë kamionat dhe fëmijët tonë na i mërdhijke këtu te Dheu i Bardhë, sot po thotë s’ka qenë ideja ime taksa dhe po ankohet që po i qesim taksë Serbisë”.

“LDK po thotë e çkapim shtetin, ata nuk mund të bëjnë asgjë se nuk guxuan të ndihen as prej Hashimit dhe as Kadriut. Tash e kanë qitë Vjosën për të na marrë votat”.

“Ne dhe PSD-ja jemi bë gati t’i marrim detyrat tonë për vendin tonë 100 për qind shtet. Një shtëpi e sigurt me shtëpi të sigurt. Jam për të krijuar një doktrinë të vërtetë të qeverisjes”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button