Një njësi zgjedhore: Kush është “Pro”, kush është “Kundër”, kush “Do ta shohim”

Sa është Kuvendi në Maqedoni pasqyrë reale e vullnetit të qytetarëve? Modeli zgjedhor ekzistues është në favor të partive më të mëdha, ndërsa përfaqësuesit e partive më të vogla do të thonë që duhet të imponohet pyetja si të “eliminohet” monopoli i VMRO-DPMNE-së, LSDM-së dhe BDI-së?

Reformat në Kodin Zgjedhor janë një nga kushtet për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian.

Para pak kohe sërish në publik temën për modelin zgjedhor e imponuan 12 deputetë nga 10 parti dhe një deputet i pavarur, shkruan Portalb.mk.

Imperativi i tyre tash për tash është një njësi zgjedhore, e për atë nëse listat a do të jenë të hapura apo të mbyllura, ekziston mundësia për diskutim. Liljana Popovska (DOM), njëra nga ata të cilët a kanë nënshkruar këtë nismë, për IRL thotë, me një njësi zgjedhore do të sigurohet drejtësi dhe do të shmanget bota ekzistuese “bardhë-zi” .

“Ideja e jonë për ndryshim të modelit zgjedhor është që secila parti vetë të del në zgjedhje dhe të mos jenë të domosdoshme koalicione parazgjedhore, por ato mund të formohen më pas. Kështu qytetarët do të kenë mundësi të votojnë sipas ideologjisë, ndërsa para tyre do të ketë më shumë oferta, më autentike dhe të pavarur”, sqaron Popovska.

Të bashkuar në këtë ide, deputetët e partive më të vogla theksojnë që me një njësi zgjedhore, fusha për garë do të ishte shumë më e drejtë duke pasur parasysh votat që i humbin në llogari të partive më të mëdha.

“Nuk është e drejtë 100.000 vota të shkojnë në dy-tre parti”, shton Popovska, duke u përgjigjur në pyetjen për mendimin e 12 nënshkruesve në lidhje me shpërndarjen e mandateve sipas modelit të Dontit.

Burime nga kuvendi, për IRL, thonë se një njësi zgjedhore është ide për të cilën partitë më të mëdha janë të gatshme të diskutojnë, por nuk hasin në mbështetje konkrete për të. Vetëm Zoran Zaev, presidenti i LSDM-së, ka rënë dakord të zhvillojë një mbledhje për këtë iniciativë në fund të muajit, dhe është e logjikshme nëse merret parasysh se në fushatën zgjedhore ai “premtoi” një njësio zgjedhore.

“Ne jemi për çdo ndryshim që do të demokratizojë Maqedoninë. Me një njësi zgjedhore fitojnë partitë e vogla, të mëdhatë humbasin, por më e rëndësishmja, Maqedonia fiton. Kuvend më demokratik dhe me atë edhe qeveri më demokratike. Këtë e kërkojnë partitë e vogla, ndërsa ato më të mëdhatë mund ta realizojnë. LSDM-ja është parti e madhe dhe ne presim që renditemi të parët në zgjedhje, që do të thotë se do të humbasim më së shumti deputetë, por Maqedonia nuk mund të lejojë më diktatorë të rinj.”, tha Kryeministri në rolin e opozitarit në verën e viti 2015.

VMRO-DPMNE DHE LSDM PA PA QËNDRIM TË QARTË POR ME PLAN PËR DISKUTIM TË HAPUR

Për partitë më të mëdha, një njësi zgjedhore (duke poasur parasysh sa mandate do të fitonim) mund të nënkuptojë më pak para. Më 25 korrik 2018, me konsensus u miratuan ndryshimet në Ligjin për financimin e partive, sipas të cilit u rritën paratë për partitë.

Financimi vjetor i partive politike, që arrinin 0.06 % të të ardhurave totale të Buxhetit të Republikës së Maqedonisë, u rrit në 0.15%.

Nga këto fonde, sipas ligjit ekzistues, 30% janë të dedikuara për partitë e vogla e 70% për partitë e mëdha.

Në LSDM thonë se janë të hapur për të diskutuar për një njësi zgjedhore, por duhet të merren parasysh avantazhet dhe disavantazhet e përvojave ndërkombëtare.

“Ndryshimi i modelit zgjedhor, domethënë, një njësi zgjedhore dhe lista të hapura, është përcaktimi programor i LSDM-së. Sigurisht për këtë çështje duhet të kemi edhe koordinim brenda Kuvendit ku duhet të marrim vendim me konsensus. Jemi të gatshëm për të hapur këtë çështje dhe të debatojmë. Sigurisht, ne nuk duhet t’i përjashtojmë partnerët dhe miqtë tanë nga bashkësia ndërkombëtare për sa i përket asaj që e thotë praktika në vendet evropiane ku ekziston një model i tillë zgjedhor. Shpresojmë që dhe grupet e punës së shpejti të fillojnë me takime për të diskutuar këto çështje”, thonë nga LSDM-ja për IRL.

Për partinë kryesore opozitare,  “nuk është aq e rëndësishme” çfarë lloj modeli zgjedhor do të ketë shteti, për të cilin ata gjithashtu thonë se janë të gatshëm për të diskutuar, por besojnë se qytetarët me siguri do të votojnë në favor të VMRO-DPMNE.

“VMRO-DPMNE pranon të diskutojë të gjitha çështjet që çojnë drejt përmirësimit të demokracisë dhe procesit zgjedhor. Sidomos nëse me modelin e tillë i pritet seriozisht rruga “gishtave të shpejtë”, ryshfetit për qëllime zgjedhore dhe parregullsive tjera zgjedhore të dëshmuara në dy ciklet e fundit të votimit. Çdo iniciativë po shqyrtohet seriozisht, ashtu edhe kjo është për ndryshimet e modelit zgjedhor. VMRO-DPMNE do ta shqyrtojë iniciativën dhe do të marrë një qëndrim serioz rreth kësaj dhe me siguri do ta informojë publikun për të. Por, ajo që është e rëndësishme është që pavarësisht nga modeli i zgjedhjeve, VMRO-DPMNE është fituesi i zgjedhjeve të parakohshme dhe do të formojë qeverinë e ardhshme me detyrë të qartë për të filluar me rindërtimin e Republikës së Maqedonisë”, thonë nga partia për IRL.

Dhe në kushtet kur të dy partitë kryesore, në diskursin publik, japin sinjale se ka gjasa që të marrin rrezikun e të largohen nga sistemi që i favorizon ata , diskutimet brenda partive, në një klimë idesh partiake të ndryshme mbi modelin zgjedhor, mund të supozohet se momenti kur spikeri Talat Xhaferi do ta hapë pyetjen në sallën e kuvendit, do të kthehen diskutimet për atë se “çfarë ka bërë njëri grup, e çfarë ka bërë tjetri”.

BDI, nga blloku shqiptar, ka kohë që ka mbrojtur idenë e një njësi zgjedhore dhe Popovska e dymbëdhjetë iniciatorët e presin mbështetjen për propozimine tyre pikërsith nga BDI.

Harta e gjashtë njësive ekzistuese zgjedhore

Partia e formuar rishtazi “Alternativa” e Afrim Gashit (e ndarë nga BESA) pajtohet me modelin një njësi zgjedhore me lista të hapura. Për partinë BESA, përfaqësimi më i drejtë në Kuvend do të ishte nëse do të kishte votim në tre në vend se në gjashtë njësi zgjedhore, gjë që e hap çështjen për atë se si do të formoheshin njësitë zgjedhore.

“Kjo mund të bëhet shumë lehtë. Do të bashkohen njëshi me dyshin, treshi me katrën dhe  pesa gjashtë do të shkrihen”, thekson Fadil Zendeli i FESA.

Ideja e tyre është që të hidhet poshtë modeli i Dontit për ndarje të votave, për të cilin ata vlerësojnë se i privilegjon partitë e mëdha, ndërsa përmes listave të hapura do të rritet  demokratizimi me atë që qytetarët do të çliroheshin nga politikanët të cilët “sjellin votues”.

“Me lista të hapura kandidatët do të duhet të fitojnë vota edhe në qytete të tjera, e jo dikush nga fshati t’i ketë mbledhur të gjithë ata që kanë votuar për të,” shton Zendeli.

Sa i përket idesë dominuese deri tani- një njësi zgjedhore – është tërheqëse për ta dhe do ta pranonin me disa korrigjime për të cilat thotë se do të duhet të diskutohen.

LISTA TË HAPURA/ MBYLLURA

Që nga viti 2002, deri tani në Maqedoni ka qenë në fuqi model zgjedhor proporcional me gjashtë njësi zgjedhore. Kur aplikohet ky model, kandidatët ose partitë politike që marrin më shumë vota marrin pjesë në shpërndarjen e mandateve. Në këtë rast, votuesi voton për një listë të partisë politike, ndërsa kandidatët marrin aq mandate sa votat ka fituar lista e tyre e propozuar.

Sistemi i përzgjedhjes është i ndryshueshëm, kështu që në vende të ndryshe të botës ka zgjidhje tlë ndryshme. Nga çështjet të cilat u imponuan në Maqedoni, lista të hapura apo të mbyllura, njëra zgjidhje ofron pasqyrë më të mirë në përfaqësuesit e ardhshëm në Kuvend sesa të tjerët.

Me lista të hapura, përveç partisë qytetari ai do të mund të renditë deputetët që do të hynin në Parlament. Me listat e mbyllura, partitë do të vendosnin për emrat e tyre kryesorë.

Ekzistojnë një larmi listash të hapura, por edhe preferenca të hapura, ku 4-5 vende do të ishin për emrat më të njohur të partisë, por kjo hapë çështje në lidhje me pragun e hyrjes për një kandidat në Parlament, i cili ende nuk është diskutuar. qoftë do të ishte natyral apo “ultimativ.

Çështja e modelit zgjedhor është komplekse që në të ardhmen e afërt do të sjellë më shumë dilema që duhen “hekurosur”, por fakti është se modeli ekzistues i kufizon partitë dhe individët më të vegjël nga sigurimi i një mandati parlamentar nëse nuk kanë përqendrimin e votave në një njësi zgjedhore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button