fbpx

Ka ndërruar jetë në moshën 83 vjeçare Ben Ali i Tunizisë

Ish-presidenti i Tunizisë Zine el Abidine Ben Ali është ndarë nga jeta në moshën 83 vjeçare. Lajmin për vdekjen e ish- udhëheqësit të Tunizisë e dhanë familjarët e tij.

Ai ndërroi jetë në Jeddah të Arabisë Sauditë, ku jetonte bashkë me familjen, transmeton Top Channel.

Ben Ali drejtoi Tunizinë për 23 vite me radhë ku arriti të krijonte stabilitet dhe rritje ekonomike në vend.

Në 2011 ai u largua nga pushteti me forcë nga një valë protestash masive në vend. Pas Tunizisë protestat masive shpërthyen në gjithë botën arabe duke u njohur si Pranvera Arabe.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button