Deklaratat e Veselit për ‘luftim të korrupsionit’, Haradinaj i quajti ‘hajgare’

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj i ka quajtur mashtruese deklaratat e kreut të Partisë Demokratike të Kosovës, lidhur me luftimin e korrupsionit. Paktin kundër korrupsionit, Haradinaj e ka quajtur ‘hajgare’ të Kadri Veselit për fushatë, transmeton Koha.net.

Haradinaj tha se gjatë qeverisjes së tij janë bërë ligje që mundësojnë luftën kundër korrupsionit.

Ai është pyetur nga qytetarët pse nuk e nënshkruan paktin kundër korrupsionit, të iniciuar nga ish-partneri i tij qeverisës, dhe ka thënë se deklarata të tilla janë bërë për fushatë.

“Ne kemi nënshkruar ligje kundër korrupsion, ne duhet me i zbatu ligjet, këto deklaratat mashtruese para zgjedhjeve nuk janë në karakterin tim, se po më duket që po ulem fort. Kemi ligje, ligjet duhet me i zbatu. Unë kam nënshkruar ligje kundër korrupsionit, ligjet janë ato që na obligojnë paktet janë hajgare të Kadri Veselit për fushatë, nëse duhet me u frikësua ndo kush për korrupsion, duhet me u frikësua PDK-ja ata që po qesin pakte le t’i zbatojnë ligjet”, tha ai.

Qytetarët e kanë pyetur Haradinajn edhe për koalicione të mundshme me partitë e mëdha, ku ka thënë se kusht për marrëveshje koalicioni është taksa deri në njohje.

“Nëse LDK i pranon këto kritere, pra e para konceptim ekonomik dhe rreth sektorit privat, po ashtu me elementet e drejtësisë sociale, që tash e kemi obligim me PSD-në, pastaj taksa deri në njohje dhe njohja me Serbinë në kufij ekzistues, pse jo do të ishte i mundshëm një koalicion me ta”, tha Haradinaj.

Ndër të tjera, Haradinaj i pyetur se “a do ta kthejë” prokurorin Elez Blakaj në Kosovë, ka thënë se të gjithë prokurorët dhe gjyqtarët do të jenë të respektuar.

“Nuk e kam përzënë unë as nuk e kthej unë të gjithë prokurorët dhe gjyqtarët do jenë të respektuar dhe të përkrahur, polici dhe ushtari kurrë nuk kam ndërhyrë në punën e prokurorëve të atyre që janë në punë, mirëpo politika nuk kthen prokuror , por i kthen ligji e e drejta ligjore”, tha Haradinaj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button