U refuzua kërkesa e Katica Janevës, do të vazhdojë edhe 30 ditë tjera në burg

Katica Janeva, ish-prokurorja speciale që gjendet në paraburgim, do mbetet në paraburgim edhe 30 ditë të tjera, pasi u refuzua kërkesa e saj, transmeton Portalb.mk.

Gjykatësi refuzoi kërkesën e Janevës që planifikonte të ofronte pronën si garanci për liri.

“Pas shqyrtimit dhe vlerësimit të propozimit dhe mendimit nga prokuroria kompetente, gjykatësi në procedurën paraprake solli vendim me të cilin propozimi për heqjen e masës së paraburgimit me garanci të përcaktuar hidhet poshtë si i palejuar, ndërsa propozimi për përcaktimin e masave të kujdesit refuzohet si i pabazë”, kumtoi Gjykata themelore penale-Shkup.

Përndryshe, Gjykata penale këtë javë e vazhdoi edhe për 30 ditë paraburgimin për ish-prokuroren speciale Katica Janeva, paraburgimi i të cilës duhej të mbaronte sot.

LEXO: 30 ditë të reja paraburgim për Katica Janevën
LEXO: Realiteti BE VS Maqedoni: Laura Kovesi prokurore evropiane, Katica Janeva në Shutkë

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button