fbpx

Mbi 500 persona kanë marrë pjesë në “Ditën e Groshës” në Tearcë (VIDEO)

Mbi 500 të ftuar sot kanë marrë pjesë në manifestimin “Dita e Groshës” në Tearcë e cila u organizua për të dhjetën herë nga organizata CED, transmeton Portalb.mk.

Dita e groshës këtë vit për herë të 10-të u organizua në Tearcë, dhe aftësitë e tyre në këtë ngjarje i prezantuan banorët e rajonit, SHKA-të e tre kombësive që veprojnë në rajon, shkollat, si dhe u shfaq ekspozitë e Muzeut më të vogël etnologjik si dhe folk grupi “Sherbet”.

Sivjet kjo ngjarje u pasurua edhe me shënimin e ditës së Brezit të Gjelbërt Evropian, në kuadër të së cilës u prezantuan fotografi dhe film nga Fondacioni Gjerman “Euronatur”.

Dita e Groshës. Tearcë 2019
Dita e Groshës. Tearcë 2019

Për vizitorët, banorët e këtij fshati dhe miqtë e tyre gatuan mbi 100 kilogramë groshë dhe 100 kilogram Alvë tradicionale.

Pjesë e programit ishin edhe vallet tradicionale të përgatitura nga nxënësit e shkollave fillore të rajonit.

Në kuadër të manifestimit sivjet u organiza edhe Aksion për dhurim të gjakut në bashkëpunim me Kryqin e Kuq të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Dita e Groshës. Tearcë 2019
Dita e Groshës. Tearcë 2019

Kjo ngjarje u organizua nga Qendra për Edukim dhe Zhvillim – CED, në bashkëpunim me Grupin e Punës të Përhershëm – SWG, Platformën Miqtë e Sharrit dhe Fondacionit gjerman EURONATUR.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button